Aksident në bulevardin “Zogu i Parë”, 2 të plagosur

Aksident në bulevardin “Zogu i Parë”, 2 të plagosur

Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur mëngjesin e sotëm pranë qendrës së kryeqytetit. Ngjarja ka ndodhur në bulevardin “Zogu i Parë” ku një automjet me targa TR 5852 S ka përplasur një këmbësor dhe një person i cili po udhëtonte me biçikletë. Menjëherë drejtuesi i mjetit i ka dërguar me urgjencë

Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur mëngjesin e sotëm pranë qendrës së kryeqytetit. Ngjarja ka ndodhur në bulevardin “Zogu i Parë” ku një automjet me targa TR 5852 S ka përplasur një këmbësor dhe një person i cili po udhëtonte me biçikletë.

Menjëherë drejtuesi i mjetit i ka dërguar me urgjencë dy të plagosurit në spital ku po marrin edhe ndihmën mjekësore.

Ndërkohë policia e cila ka shkuar në vendngjarje ka shoqërur drejtuesin e mjetit ndërsa po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

/Sonila Duka/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar