Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, dy të plagosur

Policia e kryeqytetit ka ndalur dhe ka vënë në pranga 19 vjeçarin Rasim Keqa. 19 vjeçari ka shkaktuar aksidentin, ku si pasojë pati dy të lënduar. Rasim Keqa sipas oraganeve të policisë është banues në zonën e Domjes në Tiranë. Makina e tij tip “ Honda” pa targa, ka shkaktuar përplasjen në autostradën Tiranë-Durrës me

Policia e kryeqytetit ka ndalur dhe ka vënë në pranga 19 vjeçarin Rasim Keqa. 19 vjeçari ka shkaktuar aksidentin, ku si pasojë pati dy të lënduar.

Rasim Keqa sipas oraganeve të policisë është banues në zonën e Domjes në Tiranë. Makina e tij tip “ Honda” pa targa, ka shkaktuar përplasjen në autostradën Tiranë-Durrës me mjetin tjetër “Ford Fokus” e shtetasit Alban Karaj.

Në këtë aksident mbetën të plagosur vetë Rasim Keqa dhe pasagjeri i tij Sermedi Koka, 24 vjeç.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton mbi shkaqet e aksidentit, por mendohet se ka qenë shpejtësia e lartë përtej noramve të qarkullimin, që shkaktoi edhe aksidentin. Të dëmtuarit janë jashtë rrezikut për jetën dhe janë dërguar në spital, për tu kuruar.

/Redjon Shtylla/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar