Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, 4 të vdekur

Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, 4 të vdekur

Një aksident i rëndë është shënuar këtë pasdite në aksin Elbasan – Librazhd ku si pasojë kanë gjetur vdekjen 4 pasagjerë. Bilanci tragjik u shënua pak kohe më parë në aksin Librazhd-Elbasan, në afërsi të fshatit Xibrakë. Si pasojë e përplasjes së 3 mjeteve, 4 persona kanë humbur jetën ndërkohë që disa të tjerë janë plagosur

Një aksident i rëndë është shënuar këtë pasdite në aksin Elbasan – Librazhd ku si pasojë kanë gjetur vdekjen 4 pasagjerë. Bilanci tragjik u shënua pak kohe më parë në aksin Librazhd-Elbasan, në afërsi të fshatit Xibrakë.

Si pasojë e përplasjes së 3 mjeteve, 4 persona kanë humbur jetën ndërkohë që disa të tjerë janë plagosur rëndë. Sipas informacioneve paraprake nga vendi i ngjarjes, një mjet tip “BMW” për shkak të një parakalimi të gabuar i ka prerë rrugën një furgoni pasagjerësh të linjës së Korcës.

Nga aksidenti ka dhe te plagosur. Ndërkohë, shërbimet e ambulancës kanë dërguar për në spitalin rajonal të Elbasanit të plagosurit për të marrë ndihmën mjekësore, nga ku mësohet se gjendja e tyre është e rëndë.
Nga ana tjetër, viktimat janë dërguar në morgun e qytetit ku do të bëhet i mundur edhe identifikimi i tyre.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti tragjik. Paraprakisht dyshohet se shkak është parakalimi i gabuar i furgonit një prej automjeteve si dhe lagështia në rrugë. Ndërkaq, drejtuesi i furgonit, 45-vjecari Eduart Shkurti është dërguar me plagë të rënda në spital. Ende nuk dihet identiteti i viktimave dhe i personave të plagosur, por mësohet se janë pasagjerë të furgonit.

/Sonila Duka/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar