Një aksident i rëndë është shënuar në aksin rrugor Korçë-Gramsh. Një automjet i tipit fuoristradë ka dal nga rruga duke rënë në greminë, ku është shënuar një viktimë. Nga ky aksident ka ndërruar jetën kryetari i komunës Lenie, ndërsa janë plagosur dy persona të tjerë të cilët ndodheshin në automjet. Dy të plagosurit janë babë
Një aksident i rëndë është shënuar në aksin rrugor Korçë-Gramsh. Një automjet i tipit fuoristradë ka dal nga rruga duke rënë në greminë, ku është shënuar një viktimë. Nga ky aksident ka ndërruar jetën kryetari i komunës Lenie, ndërsa janë plagosur dy persona të tjerë të cilët ndodheshin në automjet. Dy të plagosurit janë babë e bir, të cilët janë dërguar menjëherë në spital, ku mësohet se janë në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Korçës. Efektivët e policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
/Objektiv.al/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *