Aksident me 3 të vdekur në Venecia, dy nga viktimat janë shqiptarë

Aksident me 3 të vdekur në Venecia, dy nga viktimat janë shqiptarë

Një aksident tragjik me tre të vdekur ka ndodhur në orët e para të së premtes në Portogruaro të Venecias, ku dy nga viktimat janë shqiptarë. Makina e drejtuar nga kosovari AH, i cili ka mbetur i vdekur, ka rënë në një kanal në Portogruaro. Në këtë aksident kanë humbur jetën edhe shqiptari E.Gj, 26

Një aksident tragjik me tre të vdekur ka ndodhur në orët e para të së premtes në Portogruaro të Venecias, ku dy nga viktimat janë shqiptarë.

Makina e drejtuar nga kosovari AH, i cili ka mbetur i vdekur, ka rënë në një kanal në Portogruaro. Në këtë aksident kanë humbur jetën edhe shqiptari E.Gj, 26 vjeç dhe italiani GT, 20 vjeç, i cili mësohet se është e fejuara e kosovarit AH, shkruajnë mediat italiane.

Familja kosovare humbi edhe djalin tjetër, AH, 18 vjeç, në një aksident trafiku në maj të këtij viti.

Aksidenti ku humbi jetën i riu kosovar ka ndodhur në të njëjtin vend me aksidentin ku humbi jetën vëllai i tij muaj më parë.

Mediat Italiane raportojnë se makina BMW me të cilën udhëtonin tre të rinjtë,  përfundoi në lum pasi doli nga rruga.

Viktimat janë të gjithë në të 20-at e tyre. Vajza 21-vjeçare e quajtur Giulia di Tillio me banim në Portogruaro dhe Egli Gjeci 26 vjeç e Altin Hoti 22 vjeç, me origjinë shqiptare, të dy banues në Concordia Sagittaria.

Florida Hima

Student
AUTHOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar