Një ngjarje e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në Kamëz. Katër të rinj kanë humbur jetën në një aksident tragjik të ndodhur rreth orës 06:00 pranë “Institutit Bujqësor” të Kamzës. Ata humbën jetën si pasojë e daljes nga rruga të mjetit tip BMË me të cilin po udhëtonin. Automjeti me
Një ngjarje e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në Kamëz. Katër të rinj kanë humbur jetën në një aksident tragjik të ndodhur rreth orës 06:00 pranë “Institutit Bujqësor” të Kamzës.
Ata humbën jetën si pasojë e daljes nga rruga të mjetit tip BMË me të cilin po udhëtonin. Automjeti me targa AA 533 IU doli nga rruga në vendin kur zbret për në Bulevardin Blu. Fillimisht 4 të rinjtë e përfshirë në aksident mbetën të plagosur dhe u transportuan menjëherë drejt Spitalit Ushtarak, por plagët e shumta të marra në aksident kanë rezultuar fatale për ta.
Sipas të dhënave të fundit, viktimat janë tri djem dhe një vajzë. Në aksident humbi jetën 25-vjeçari Alfred Beluli, i cili drejtonte mjetin, Fatjon Driza, 22 vjeç, Jurgjena Muça, 18 vjeçe dhe Klevis Muça, 14 vjeç. Dy të fundit ishin motër e vëlla.
Burime nga Spitali i Traumës bënë të ditur se 4 të rinjtë kanë mbërritur aty pa shenja jete. Shkak i aksidentit dyshohet të jetë humbja e kontrollit nga ana e drejtuesit të mjetit si pasojë e konsumimit të alkoolit.
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *