Disa nga qarqet në vendin tonë vazhdojnë të jenë të bllokuara për shkak të motit të keq dhe reshjeve të dëborës. Në Bashkinë e Shkodrës, aksi rural drejt Bregut të Lumit është i bllokuar në Malin e Shoshit ku ka 70 centimetër dëborë. Për hapjen e rrugës po punojnë dy borëpastruese. Aksi rrugor rural Bogë-Theth
Disa nga qarqet në vendin tonë vazhdojnë të jenë të bllokuara për shkak të motit të keq dhe reshjeve të dëborës.
Në Bashkinë e Shkodrës, aksi rural drejt Bregut të Lumit është i bllokuar në Malin e Shoshit ku ka 70 centimetër dëborë. Për hapjen e rrugës po punojnë dy borëpastruese. Aksi rrugor rural Bogë-Theth është i bllokuar në Qafë Thore, ka mbi 2 metër dëborë. Të gjithë fshatrat e njësisë administrative Shalë dhe Shosh janë të bllokuara nga dëbora, ku trashësia është rreth 70 cm.
Në Vaun e Dejës, rruga Drisht-Shllak vijon të mbetet e bllokuar. Në Fushë-Arrëz disa fshatra janë akoma të izoluara.
Në qarkun e Dibrës, akset nacionale janë të kalueshme, por rrugët rurale paraqesin probleme.
Në Kukës, rruga drejt Njësisë Administrative Arrën është ende e bllokuar. Edhe në Librazhd, aksi Togëz-Qarrishtë është i bllokuar, po kështu edhe rrugët rurale në fshatin Dranovicë.
Ndërsa akset e tjera në vend janë të kalueshme pa probleme ose kalohen me vështirësi. Autoritetet lokale të çdo qarku po punojnë për të zhbllokuar rrugët e izoluara.
//T.Mazreku//
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *