AKKP, situatë kritike me dosjet e ish-pronarëve

0

Dosjet e shtatë mijë qytetarëve që kanë aplikuar për të zgjidhur çështjen e pronës  në Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave prej vitesh kanë përfunduar prej vitesh në raftet e pluhurosura të Agjencisë.

Ndërkohë që qytetarët kanë krijuar një mal me dokumenta, atyre nuk u është dhënë asnjë zgjidhje.

DrejtoreshA e AKKP-S, Sonila Qato ka deklaruar  për Top Channel se situata është mjaft kritike, sepse jemi në një gjendje, ku aplikimet e kryera janë në të njëjtin nivel. Pra, 7 mijë dosje të aplikuara pranë Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ende mbeten në një numër të tillë dhe sot e kësaj dite.

Ligji e detyron Agjencinë që çdo kërkese për kthim apo kompensim pronash, t’i japë përgjigje brenda tre muajsh nga data e aplikimit.

/Enkeleda Cami/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here