AKKP kompenson ish-pronarët, ja emrat e 33 fituesve

AKKP kompenson ish-pronarët, ja emrat e 33 fituesve

Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ka ndarë fondin për kompensimin e 33 ish-pronarësh të tokave. Gazeta “Panorama” ka publikuar emrat e 33 përfituesve nga 1 493 aplikues që kishte gjithsej për kompensim. Krahasuar me vitin e kaluar, numri i përfituesve këtë vit është ulur ndjeshëm. Nga fondi i kompensimit vitin e kaluar përfituan

Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ka ndarë fondin për kompensimin e 33 ish-pronarësh të tokave. Gazeta “Panorama” ka publikuar emrat e 33 përfituesve nga 1 493 aplikues që kishte gjithsej për kompensim.

Krahasuar me vitin e kaluar, numri i përfituesve këtë vit është ulur ndjeshëm. Nga fondi i kompensimit vitin e kaluar përfituan 107 pronarë, ndërsa gjatë viteve të mëparshme numri i kompensimeve ka qenë mbi 150 çdo vit.

Drejtori i përgjithshëm i AKKP-së, Avenir Peka, theksoi për gazetën “Panorama” se fondi i kompensimit financiar i vitit 2011 ishte më i madh në krahasim me fondin e vitit 2012.

“Fondi në total ka qenë një vlerë prej 3.5 milionë dollarësh. Fondi me vlerë  3.5 milionë dollarë është shpërndarë për këta 33 persona, të cilët kanë aplikuar në muajin dhjetor brenda afatit, siç është bërë dhe vitet e kaluara. Në listën e vitin 2011 kanë qenë më shumë emra, pasi fondi i kompensimit financiar ka qenë më i madh, rreth dyfish më i madh”, tha z. Peka.

Emrat e përfituesve:

Mehmet Sula (Markolaj), Tiranë, 1993
Qamil Tula, Shkodër, 1993
Abdyl Djepaxhija, Shkodër, 1993
Gjyltije Bushati, Shkodër, 1993
Stas dhe Sofokli Buda, Elbasan, 1993
Ismail Sefa, Tiranë, 1993
Shyqyrije Merja, Tiranë, 1993
Neim Peshkëpia, Elbasan, 1994
Shegushe Mollshi (Ullorja), Elbasan, 1994
Feruzi Boriçi, Shkodër, 1994
Brahim Çelepia, Shkodër, 1994
Mimoza Hasekiu, Elbasan, 1994
Qazim Hasekiu, Elbasan, 1994
Pashko Gurashi, Durrës, 1994
Demir Villa, Tiranë, 1994
Behxhet Kafexhiu, Elbasan, 1994
Muharrem Arbana, Tiranë, 1994
Fetije Sorra, Tiranë, 1994
Hasan Furrxhi, Korçë, 1994
Agia Stevens, Tiranë, 1994
Fankë Uçi, Korçë, 1994
Niko dhe Ivo Gurashi, Tiranë, 1994
Musa Omuri, Kukës, 1994
Ali Toçilla, Kukës, 1994
Gacalin Prendushi, Shkodër, 1994
Kristaq Kosturi, Tiranë, 1994
Hysni Çakçiri, Tiranë, 1994
Nusret Llupa, Vlorë, 1994
Mahmud Kurdari, Tiranë, 1994
Daut Tabaku, Tiranë, 1994
Petrit Cenolli, Korçë, 1994
Ragip Haxhillushi, Tiranë, 1994
Muharrem Dashi, Tiranë, 1994

/Enkeleda Cami/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar