AI: Autoritetet të marrin masa për strehimin e 37 familjeve rome

0

Rreth 37 familje rome në Tiranë rrezikojnë të mbeten pa strehim, pasi kërcënohen se do të dëbohen nga banesat e tyre.

Në lidhje me këtë ka reaguar Amnisty International, e cila pretendon se nuk po respektohen procedurat ligjore për çështjen si nga ana e pronarit të tokës ashtu edhe nga shteti shqiptar.

“Rreth 37 familje rome në Shqipëri janë duke u kërcënuar me dëbim me forcë. Po ju merret toka ku ata jetojnë, ndërsa pronari që e pretendon atë nuk i ka respektuar procedurat e përcaktuara në ligj. Ndërkaq dhe autoritetet nuk kanë marrë masa për të siguruar ndonjë strehim alternativ për romët”, thuhet në reagimin e AI.

/Romina Qama/

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here