Dritëro Agolli beson tek të rinjtë dhe tek ndryshimi. Në një intervistë për gazetën ‘‘Panorama’’ ai shprehet se ka besim tek kryeministri i ri Edi Rama dhe tek qeveria e tij. Sipas Agollit, prania e ministrave të rinj në këtë qeveri do të sjellë pozitivitet dhe entuziazëm. “Më mirë do jetë me figura të reja,
Dritëro Agolli beson tek të rinjtë dhe tek ndryshimi. Në një intervistë për gazetën ‘‘Panorama’’ ai shprehet se ka besim tek kryeministri i ri Edi Rama dhe tek qeveria e tij.
Sipas Agollit, prania e ministrave të rinj në këtë qeveri do të sjellë pozitivitet dhe entuziazëm.
“Më mirë do jetë me figura të reja, sepse do ta fillojnë nga e para dhe nuk do të jenë rutinë, siç ka bërë paraardhësi të bëj dhe unë. Më mirë që janë të rinj, ta fillojnë nga e para dhe të jenë me entuziazëm. Pas luftës, ministrat e qeverisë së parë ishin ministrat më me kulturë që ka pasur ndonjëherë Shqipëria”, ka thënë ai.
Agolli ka thënë se beson tek aftësitë e Edi Ramës si kryeministër, duke e cilësuar atë më të aftë si administrator, sesa si kryetar partie. Në lidhje me ndarjen e ministrave nga mandati i deputetit ai shprehet optimist dhe u sugjeron liderëve që të mbledhin pranë vetes si këshilltarë njerëz të ditur që të këshillohen prej tyre.
Ndërsa për sloganin ai thotë se ‘‘Rimëkëmbje’’ do të ishte termi më i mirë i sloganit të fushatës së PS-së në zgjedhje, pasi ‘‘Rilindje’’ është një term që tregon përmbysje të një sistemi dhe ngritje të një sistemi të ri.
Më tej ai deklaroi se edhe zgjedhja e Bashës në krye të PD-së do të sjellle ndryshime në këtë parti.
/Romina Qama/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *