“Agimi i Artë”: Jugu i Shqipërisë është tokë greke

“Agimi i Artë”: Jugu i Shqipërisë është tokë greke

Partia ultranacionaliste greke “Agimi i Artë” ka publikuar një hartë në të cilën shihen territore të marra nga Shqipëria, Maqedonia dhe Bullgaria. Grekët kërkojnë tokë deri në afërsi të Kërçovës ,  ndërkaq që  sipas “Agimit të Artë” toka të Greqisë duhet të jenë  edhe Struga, Ohri, Manastiri, Prilepi, Strumica dhe Shtipi. “Agimi i Artë” pretendon

Partia ultranacionaliste greke “Agimi i Artë” ka publikuar një hartë në të cilën shihen territore të marra nga Shqipëria, Maqedonia dhe Bullgaria.

Grekët kërkojnë tokë deri në afërsi të Kërçovës ,  ndërkaq që  sipas “Agimit të Artë” toka të Greqisë duhet të jenë  edhe Struga, Ohri, Manastiri, Prilepi, Strumica dhe Shtipi.

“Agimi i Artë” pretendon se jugu i Shqipërisë është tokë greke e okupuar nga Shqipëria dhe se deri aty duhet të shtrihet Greqia.

Në pjesën e Maqedonisë shihet se gjysma e territorit duhet t’i takojë Greqisë, pasi konsiderohet se është tokë e okupuar nga “Republika e Vardarit” që nënkupton një pjesë të shtetit aktual të Republikës së Maqedonisë.

Sa i përket Bullgarisë, në hartë shkruan se Greqisë duhet t’i takojë toka e quajtur “Rumelia Lindore” e cila është okupuar nga Bullgaria.

Së fundmi harta  është nxjerrë në një miting të kësaj partie në Athinë dhe Selanik.

/ Elta Liksenaj /

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar