Afrim Krasniqi: ” Gara për kreun e PD duket më shumë si një garë për një OJQ se sa për të drejtuar opozitën kryesore në Shqipëri”.

Afrim Krasniqi: ” Gara për kreun e PD  duket më shumë si një garë për një OJQ se sa për të drejtuar opozitën kryesore në Shqipëri”.

Dorëheqja e detyruar e zotit Sali Berisha, pas rezultatit zhgënjyes në zgjedhjet e 23 qershorit, la pas një boshllëk jo të vogël në partinë demokratike, një force që për 22 vite e ka njehsuar veten me emrin dhe aksionin politik të tij. Ai vetë tha se demokratëve u duhet një fillim i ri. Por sa

Dorëheqja e detyruar e zotit Sali Berisha, pas rezultatit zhgënjyes në zgjedhjet e 23 qershorit, la pas një boshllëk jo të vogël në partinë demokratike, një force që për 22 vite e ka njehsuar veten me emrin dhe aksionin politik të tij. Ai vetë tha se demokratëve u duhet një fillim i ri. Por sa pritet që gara për kryetarin e ardhshëm të sjellë edhe një ndryshim të fortë të kësaj partie?

Afrim Krasniqi, një njohës i mirë i kësaj force politike, duket skeptik. Ai thotë se një parti kur humbet zgjedhjet dhe me rezultat të thellë ka shansin të reflektojë dhe të ndërtojë një strategji afatgjatë për veten e saj, “gjë që nuk po ndodh. Po kërkohet sot përmes kësaj gare që i njejti model të vazhdojë të përcillet te brezat më të rinj të kësaj partie pa afruar një strategji dhe një plan pune se si do dilet nga kjo krizë e thellë identiteti dhe përfaqësimi politik. Të gjithë pranojmë që ishte arroganca e pushtetit, korrupsioni i lartë, shkëputja nga grupet e interesit, ndarja nga shtresat tradicionale që kanë të bëjnë me të djathtën, por ne nuk kemi parë një platformë të kandidatëve respektivë që i ofrojnë një zgjidhje këtyre lloj kategorive apo një platformë gjithëpërfshirëse që të eleminojnë gjithë ato gabime që u hasën sidomos gjatë mandatit të dytë të PD. Në këtë kuptim duke parë përmbajtjen e garës duket më shumë si një garë për një OJQ apo një garë brenda llojit për të patur një post honorifik, se sa garë për të drejtuar opozitën kryesore në Shqipëri”.

Zoti Krasniqi është kritik ndaj faktit  që Partia demokratike vendosi të shtyjë për pas zgjedhjes së kryetarit të ri analizën e humbjes: “Do të duhej që PD të kalonte në opozitë, të bënte analizën dhe pastaj të bënte garën. Por ajo ka vendosur ndryshe të bëjë garën duke qenë në pushtet ende dhe pa bërë analizë, gjë që praktikisht nuk i lejon kandidatëve të japin asnjë lloj kritike qoftë për lidershipin e vjetër qoftë edhe për punën e tyre sic nuk kemi parë asnjë akt publik ku të thonë këtu kemi gabuar, duke qenë se që të dy kanë qenë zyrtarë të lartë të PD”
/Borana Belegu/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar