Afresku i kishës së “Shën Mërisë” në Berat drejt restaurimit

0

Afresku i kishës së “Shën Mërisë” në Sinjë, Berat do t’i nënshtrohet së shpejti restaurimit. Projekti u hartua nga specialistët e sektorit të artit pranë DRKK-Berat.

Këshilli Kombëtar i Restaurimeve pas shqyrtimit dhe diskutimit në Këshillin Shkencor të Institutit të Monumenteve të Kulturës miratoi projektin e konservimit dhe restaurimit të afreskut në pikturën murale të Kishës së Shën Mërisë, Sinjë.

Kisha e ”Shën Mërisë” mendohet të jetë ndërtuar në shekullin XI-XII. Arkitektura e kishës nuk shquhet për volume të konsiderueshme, por është një ndërtim mjaft i thjeshtë me gurë të përmasave mesatarë të lidhur midis tyre me llaç gëlqereje.

Në bazë të kërkesës së Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare-Berat, në vitin 2015, Ministria e Kulturës, shpalli Monument Kulture të kategorisë së I Kishën e “Shën Mërisë” në fshatin Sinjë dhe “Urën e Kasabashit” në Çorovodë, ku bashkë me shpalljen monument kulture, u shpallën edhe zona të mbrojtura.

/D.Duraku/

kisha2-696x392

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here