AFGANISTAN: Humbasin jetën 5 ushtarë të NATO-s

0

Gjatë një incidenti në Afganistan, janë  vrarë  pesë ushtarë të NATO-s. Ngjarja e ndodhur ditën e hënë më  9 qershor është   konfirmuar nga Forca e Ndihmës së Sigurisë Ndërkombëtare (ISAF), megjithëse ende nuk jepen më  shumë detaje. ISAF aktualisht kontribuon në Afganistan me ushtarë nga 50 vende të  ndryshme. Aleanca e Atlantikut të Veriut nuk ka konfirmuar shtetësinë e këtyre viktimave. Militantët talebanë kanë rritur sulmet përpara tërheqjes së planifikuar të shumë trupave të huaj. Afganistani Jugor është zemra e lëvizjes së talebanëve dhe kryengritësit shpesh sulmojnë forcat e sigurisë në këtë rajon.

/Enerida Malo/

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here