Aeroporti i Rinasit: Fitime mbi normën, parashikohen negociata për kompesim

Aeroporti i Rinasit: Fitime mbi normën, parashikohen negociata për kompesim

Koncesioni i Aeroportit të Rinasit rezulton me disbalanca ekonomike, në disfavor të shtetit shqiptar. Sipas “BDO Albania” auditimi ekonomik i kontratës koncesionare për aeroportin e vetëm në vend ka përfunduar. Detajet e auditimit pritet të bëhen publike vetëm pasi raporti t’u jenë dorëzuar të dyja palëve, si qeverisë ashtu edhe kompanisë koncesionare të aeroportit. Sipas

Koncesioni i Aeroportit të Rinasit rezulton me disbalanca ekonomike, në disfavor të shtetit shqiptar. Sipas “BDO Albania” auditimi ekonomik i kontratës koncesionare për aeroportin e vetëm në vend ka përfunduar.
Detajet e auditimit pritet të bëhen publike vetëm pasi raporti t’u jenë dorëzuar të dyja palëve, si qeverisë ashtu edhe kompanisë koncesionare të aeroportit.
Sipas Top Channel, auditimi i treguesve financiarë, për të gjithë jetëgjatësinë e koncesionit, ka rezultuar se kompania koncesionare ka fituar më shumë të ardhura nga sa ishte parashikuar në skenarin fillestar. Gjithashtu, auditimi i treguesve financiarë, për të gjithë jetëgjatësinë e koncesionit, ka rezultuar se kompania koncesionare ka fituar më shumë të ardhura nga sa ishte parashikuar në skenarin fillestar.

images
Pas auditimit nga eksperti i pavarur, qeverisë i lind e drejta të nisë negociatat me kompaninë koncesionare për të marrë kompesim.
Sipas parashikimeve në kontratë, ky kompensim mund të arrihet me anë të pagesave direkte në buxhet, ose uljen e tarifave aeroportuale, gjë që do të çonte automatikisht në uljen e çmimit të biletave për qytetarët.

 

/J.Spaho/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar