Aeroplani me energji diellore

Aeroplani me energji diellore

Një aeroplan që funksionon me energji diellore i dha fund fluturimit historik mbi Shtetet e Bashkuara. Avioni eksperimental, i quajtur Impulsi Diellor, u ul mbrëmë në aeroportin ndërkombëtar John Kennedy të Nju Jorkut, tre orë para planifikimit, sepse në krahun e tij të majtë u vu re një dëmtim i papritur. Fluturimi i parë në Shtetet

Një aeroplan që funksionon me energji diellore i dha fund fluturimit historik mbi Shtetet e Bashkuara. Avioni eksperimental, i quajtur Impulsi Diellor, u ul mbrëmë në aeroportin ndërkombëtar John Kennedy të Nju Jorkut, tre orë para planifikimit, sepse në krahun e tij të majtë u vu re një dëmtim i papritur.

Fluturimi i parë në Shtetet e Bashkuara ishte bërë nga Kalifornia, në fillim të muajit Maj të këtij viti.

Pas aterimit, piloti Andre Borschberg, i cili është nga Zvicra, vlerësoi se projekti ishte “sukses i madh për energjinë e ripërtrirë”. Ky aeroplan e shfrytëzon energjinë e mijëra qelulave solare të vendosura në krahët e tij.

Shpejtësia më e madhe e tij arrinë në 70 kilometra në orë.

Ekipi që kujdeset për fluturimin tha se as piloti dhe as aeroplani nuk ishin të rrezikuar, por për siguri ata vendosën uljen para kohe. Avioni furnizohet me energji nga 11 mijë qeliza diellore. Ai e filloi fluturimin eksperimental nga San Fransiskoja në fillim të muajit maj dhe bëri ndalesa në pesë qytete amerikane përpara se ta përfundonte udhëtimin në Nju Jork.

Udhëtimi dymujor ishte test për një fluturim rreth botës në vitin 2015 me një variant më të fuqishëm të këtij aeroplani.

 /Sonila Duka/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar