Abuzimi me karburantet, kontroll në aksin Tiranë-Fier

0

Në aksin rrugor Tiranë-Fier nisin kontrollet intensive në pikat e karburanteve. Aksioni ka nisur nga Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë pas ankesave të shumta të qytetarëve drejtuar këtij institucioni.

Ndërkaq, DPM-ja ka vazhduar aksionet në shkallë të gjerë edhe si pasojë e problematikës së  hasur gjatë inspektimeve të fundit në shumë subjekte në qytetin e Tiranës, lidhur me mungesën e dokumentacionit metrologjik dhe dhënien në sasi jashtë tolerancave të caktuara.

Drejtori i Inspektimit, Stiljan Habibi, deklaron se janë disa grupe që po punojnë njëkohësisht në disa pika të tregtimit të karburantit dhe të gazit. Ndërkohë, Drejtoria e Metrologjisë nuk ka informuar në lidhje me shkeljet e konstatuara deri më tani me justifikimin  se po presin që të përfundoj aksioni dhe më pas do të publikohen rezultatet.

Nga aksionet e zhvilluar deri më tani një sërë subjektesh janë gjobitur me gjoba dhe iu është pezulluar veprimtaria si pasojë e shkeljeve të shumta që janë konstatuar.

/Erilda Sulika/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here