Abuzim me akcizën e alkoolit, “Atllas” 118 milion lekë dëm shtetit

0

Dogana  Shqiptare ka zbuluar shkelje të rënda në fushën e zbatimit të ligjit 61/2012 “ Për Akcizat në Republikën e Shqipërisë”

Zyra e shtypit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave informoi sot se “Subjekti “Atllas” sh.p.k, me status të “magazinës fiskale”, ka asgjësuar në kundërshtim flagrant me Ligjin 61/2012 “Për Aksizat në Republikën e Shqipërisë” si dhe me VKM 612, datë 05.09.2012 për dispozitat zbatuese të këtij ligji, 1850 ton melasë (lendë e paëe për prodhimin e alkoolit) pa praninë dhe kontrollin e autoriteteve doganore.

Për këtë veprim të kundraligjshëm është marrë tashmë vendimi për pagesën 101.182.500 si detyrim akcize i munguar si dhe penaliteti përkatës.

Gjithashtu, me datë 09.10.2013, gjatë kontrollit të ushtruar nga strukturat e specializuara në fushën e aksizës të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave në magazinën fiskale të subjektit “Atllas” sh.p.k. u gjetën diferenca të theksuara midis deklarimit të subjektit dhe mallit fakt dhe rezultoi se mbi 9300 litra alkool anhider janë hedhur për konsum në mënyrë të paligjshme duke shmangur detyrimin e aksizës në shumën 4.204.350 lekë.

Autoritetet doganore për këtë shkelje të dytë e kanë penalizuar subjektin  në shumën 16.871.400 lekë (detyrim i munguar dhe penalitet).

Totali i penaliteteve për keto dy shkelje të konstatuara arrin në rreth 118 milion lekë kanë deklaruar autoritetet doganore.

Personeli doganor përgjegjës për mbikqyrjen e magazinave fiskale është pezulluar si dhe po vazhdojnë hetimet për nxjerrjen e përgjegjësive administrative apo penale të tyre.

/Enkeleda Cami/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here