Abazaj: Ankesat e pacientëve në rritje

Abazaj: Ankesat e pacientëve në rritje

Ankesat ndaj mjekëve , të depozituara në Urdhrin e Mjekëve, kanë ardhur në rritje dhe kjo jo për përkeqësim të punës në spitale, por sepse ka një ndërgjegjësim të pacientëve. Sipas Dine Abazaj, President i Urdhrit të Mjekëve , ankesat konsistojnë në përgjithësi për vdekje të sëmurësh në spitale dhe diagnoza të gabuara. “Kryesisht ankesat

Ankesat ndaj mjekëve , të depozituara në Urdhrin e Mjekëve, kanë ardhur në rritje dhe kjo jo për përkeqësim të punës në spitale, por sepse ka një ndërgjegjësim të pacientëve.

Sipas Dine Abazaj, President i Urdhrit të Mjekëve , ankesat konsistojnë në përgjithësi për vdekje të sëmurësh në spitale dhe diagnoza të gabuara.

“Kryesisht ankesat janë për diagnoza të gabuara dhe vdekje në spitale, dëme të shkaktuara nga diagnostikimi i keq, zgjatja e qëndrimit në spital etj”, tha Abazaj.

Ankesat e paraqitura janë kryesisht për Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, ndërsa kërkesat tjera janë nga shërbimi parësor dhe sektori i stomatologjisë.

/Muzafere Dema/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar