Aalarm për cunami në Alaskë,pas tërmetit të fuqishëm

Një paralajmërim për cunami është lëshuar pas një tërmeti prej 7.9 magnitudë të regjistruar në bregun e Alaskës në SHBA. Termeti goditi rreth 300 km në jug-lindje të Kodiak në një thellësi prej 10 km në orën lokale 00:31 (09:31 GMT), tha Survejimi Gjeologjik i SHBA. Shërbimi Kombëtar i Motit i SHBA deklaroi se një

2

Një paralajmërim për cunami është lëshuar pas një tërmeti prej 7.9 magnitudë të regjistruar në bregun e Alaskës në SHBA.

Termeti goditi rreth 300 km në jug-lindje të Kodiak në një thellësi prej 10 km në orën lokale 00:31 (09:31 GMT), tha Survejimi Gjeologjik i SHBA.

Shërbimi Kombëtar i Motit i SHBA deklaroi se një paralajmërim për një cunam ishte në fuqi për brigjet e British Columbia dhe Alaska, ndërsa i gjithë bregu perëndimor i SHBA është në rrezen e cunamit.

Zyrtarët e alarmit në Anchorage paralajmëruan zonat bregdetare, duke thënë se kishte kërcënim të jashtëzakonshëm për jetën ose pronën e banorëve dhe ju kërkoj njerëzve të gjenin strehim në një terren më të lartë se nga zonat e prekura.

Qendra Paralajmëruese e Cunamit në Paqësorë, tha se, bazuar në parametrat e tërmetit paraprak, “valët e rrezikshme të cunamit ishin të mundura”.

Hawaii gjithashtu është vendosur në “orën” e cunamit, ndërsa në Twitter po raportohen nga banorët dëgjimet e sirenave të cunami në Kodiak.

Një gazetar amerikan ka deklaruar në twitter  rreth një shqetësimi që raportojnë zyrat e mbikqyrjes së motit për  një rritje të ujit 32ft (9.7m) menjëherë pas goditjes së tërmetit.

1

Përgatiti : E.S.L

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar