Sulmi me bojë ndaj deputetit Ralf Gjoni që ju bë sapo doli nga shtëpia për të shkuar në Parlament që të bënte betimin javën e shkuar, duket se e ka frikësuar deputetin e dalë nga radhët e LSI. Kjo pasi në seancën e dytë parlamentare ku po merr pjesë, ish-këshilltari i Presidentit Meta dhe aktualisht
Sulmi me bojë ndaj deputetit Ralf Gjoni që ju bë sapo doli nga shtëpia për të shkuar në Parlament që të bënte betimin javën e shkuar, duket se e ka frikësuar deputetin e dalë nga radhët e LSI.
Kjo pasi në seancën e dytë parlamentare ku po merr pjesë, ish-këshilltari i Presidentit Meta dhe aktualisht deputet i LSI në parlament ka shkuar i shoqëruar me truproja që e mbronin në të dy krahët.
Sapo ka zbritur nga makina e tij ku shoqërohej edhe nga forcat e policisë, ai është shoqëruar edhe nga truprojat që nuk e kanë lënë asnjë moment vetëm.
Gjithashtu kujtojmë se për sulmin e të enjtes së kaluar, Ralf Gjoni akuzoi kryetaren e LSI Monika Kryemadhin si organizatore.
XH.ZOGU
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *