A po mbaron moda ”Facebook”?

A po mbaron moda ”Facebook”?

Sipas kërkimeve në Amerikë, adoleshentët e shikojnë facebook-un si shumë patetik dhe për moshën e rritur. Madje edhe ato që kanë llogari të hapura në facebook, kohën më të madhe e kalojnë në twitter. 802 prindër dhe 802 fëmijë u përfshinë në një testim ku u vu në dukje se në përpjekje për të rregulluar

Sipas kërkimeve në Amerikë, adoleshentët e shikojnë facebook-un si shumë patetik dhe për moshën e rritur. Madje edhe ato që kanë llogari të hapura në facebook, kohën më të madhe e kalojnë në twitter.

802 prindër dhe 802 fëmijë u përfshinë në një testim ku u vu në dukje se në përpjekje për të rregulluar reputacionin e tyre në facebook, publikuan shumë informacion mbi veten.

Nga pjesëmarrësit në studim 94 % kanë llogari në facebook dhe 26 % llogari në twitter. Megjithatë krahasuar me vitin 2011 në vitin 2012 llogaritë në twitter u rritën me 12 %.

Përgjithësisht të rinjë në twitter kanë profile që mund të shikohen nga të gjithë, ndërsa vetëm një e katërta e tyre kanë probleme se mund të kontrollohen nga prindërit.

Arsyeja se pse këtyre të rinjve facebook-u u duket patetik është për shkak të postimeve të ndjeshme, tragjike, apo emocioneve të tjera negative.

Studimi tregoi se pavarësisht llogarive në facebook, shumica e të rinjve e kalojnë kohën në Twitter, Instagram dhe Tumbrl.

/Jola Llozhi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar