Në një intervistë ekskluzive për mediat lokale, folësi dhe sipërmarrësi, Said Dulevic, ndan mendimet e tij mbi ambiciet dhe vullnetin e rinisë shqiptare për të nisur njw biznes. Duke qenë një influencer i njohur në fushën e biznesit dhe zhvillimit personal, Dulevic shtron disa ide dhe kwshilla thelbësore që lidhen me realitetin e biznesit në
Në një intervistë ekskluzive për mediat lokale, folësi dhe sipërmarrësi, Said Dulevic, ndan mendimet e tij mbi ambiciet dhe vullnetin e rinisë shqiptare për të nisur njw biznes. Duke qenë një influencer i njohur në fushën e biznesit dhe zhvillimit personal, Dulevic shtron disa ide dhe kwshilla thelbësore që lidhen me realitetin e biznesit në Shqipëri dhe sfidat që përballon rinia.
Cilat janë mendimet tuaja personale në lidhje me idenë e nisjes së një biznesi dhe cfare opinioni keni për rreziqet që ndodhin kur fillon një biznes të ri?
Ideja e nisjes se biznesit duhet te vij ne momentin kur nje i ri ka marre disa aftesi dhe ate qe do te ngrej si biznes ta kete pasion. Nje tjeter pike e domosdoshme eshte qe te studiohet tregu dhe te ofrohet nje model biznesi qe zgjidh problematika.
Gjithsashtu, vet jeta ne vendin tone eshte rrezik, nuk i dihet si te kap e nesermja. Te rrezikuarit ne biznes eshte gjeja me e mire qe mund te bej nje njeri ne jeten e tij. Ne cdolloj forme ai person do te rritet si njeri fiton apo jo ideja e biznesit qe po ben!
A mendoni se kemi një kulturë të përshtatshme për të mbështetur të rinjtë që duan të fillojnë një biznes në Shqipëri?
Në këtë pyetje, Dulevic shpreh skepticizmin e tij, duke thënë se kultura shqiptare nuk jep mbështetje të mjaftueshme për të rinjtë që dëshirojnë të fillojnë një biznes. Ai identifikon një ndjenjë të xhelozisë ndaj suksesit të të tjerëve dhe mungesën e një kulture inkurajuese për inovacionin dhe risitë. Duke reflektuar mbi projektet e tij të mëparshme dhe vizionin e tij të ardhshëm, Dulevic zbulon interesat dhe sfidat e tij.
A jeni të interesuar të nisni një biznes të ri në të ardhmen, ose keni ndonjë ide të veçantë për një biznes?
Pako.al eshte biznesi i dyte qe kam investuar se fundi dhe vertet nje sfide per mua ky model biznesi krahas qendres se trajnimeve. Nese do hapja dicka tjeter do ishte tek fusha e sherbimeve. Më pas ai tregon kushtet jep shteti dhe komunieteti shqiptar pwr tw zhvilluar njw biznes nga zero
A mendoni se ka mjaftueshëm burime dhe asistencë për të rinjtë që dëshirojnë të zhvillojnë një biznes në Shqipëri?
Po, burimet sot gjenden lehte pasi ka trajnime, ka libra, ka kompani dhe pafund materiale online qe dikush te aftesohet.
Si mendoni se mund të ndihmojë komuniteti dhe shteti për të përmirësuar kushtet për zhvillimin e bizneseve të reja nga të rinjtë?
Mendoj qe problemi i te rinjve qe bejne biznes ne kete vend eshte perballja me taksat qe diten 0 qe hapin nje te tille. Biznesi i te rinjve duhet te stimulohet vitet e para qe te marri veten. Duke përfunduar intervistën, Dulevic jep këshillat e tij për të rinjtë.
Çfarë këshillash do të jepnit për të rinjtë që janë të interesuar të fillojnë një biznes, por kanë dyshime dhe frikë për rreziqet dhe sfidat e mundshme?
Keshilla ime eshte qe nese kane nje pasion, deshire dhe mendojne qe biznesi tyre do zgjidhte nje problem le te guxojne ta hapin dhe te punojne fort disa vite dhe patjeter qe do te kene sukses, suksesi vjen nga puna e vazhdueshme dhe durimi.
Klajdi Metko
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *