A ishte Siria ajo që helmoi vetë njerëzit e saj? Dëshmitë janë në rritje…

A ishte Siria ajo që helmoi vetë njerëzit e saj? Dëshmitë janë në rritje…

Nga: Patrick COCKBURN (Botuar më 25 gusht 2013 në “The Independent”).   Pikëpamja botërore: Sulmet vështirësojnë punën e Obamës për mosndërhyrje, por kjo nuk është ajo çfarë Assadi dëshiron Për dy vitet e gjysmë të fundit, prioritet për politikën e jashtme siriane ka qenë shmangia e ndërhyrjes ushtarake ndërkombëtare në emër të rebelëve. Me të

Nga: Patrick COCKBURN

patrick

(Botuar më 25 gusht 2013 në “The Independent”).

 

Pikëpamja botërore: Sulmet vështirësojnë punën e Obamës për mosndërhyrje, por kjo nuk është ajo çfarë Assadi dëshiron

Për dy vitet e gjysmë të fundit, prioritet për politikën e jashtme siriane ka qenë shmangia e ndërhyrjes ushtarake ndërkombëtare në emër të rebelëve. Me të njëjtën logjikë, opozita është përpjekur me të gjitha mjetet për të siguruar ndërhyrjen e armatosur nga SHBA-ja dhe aleatët e saj të nevojshëm për të fituar luftën.

Veprimi nga ana e qeverisë siriane, me shumë gjasa për të nxitur një Shtëpi të Bardhë të pavullnetshme në përfshirjen ushtarake ka qenë përdorimi i hapur i armëve kimike kundër civilëve. Damasku në të kaluarën ka mohuar të ketë ndërmarrë një veprim të tillë dhe provat kanë munguar. Akuzat e rebelëve mund të kenë qenë shpifje dhe pretendimet nga qeveritë perëndimore të njollosura nga propaganda.

Ekspertët e specializuar në armët kimike kanë shfaqur shenja skepticizmi, madje edhe shenja talljeje për provat e supozuara të armëve kimike të përdorura në media. CBRNE Bota, një revistë e specializuar në armët kimike dhe biologjike, e pyetur për një sulm të supozuar me gaz sarin thotë: “Mund të jetë e vërtetë – ndoshta,  mund të jetë diagnostikuar gabim ose diçka tjetër përveç sarin – ndoshta, mund të jetë vepër e falsifikuar – ndoshta..”. Duke pasur parasysh pyetjen se a janë përdorur dy muaj më parë armët kimike në Siri, Profesor Julian Perry Robinson i Sussex University, një ekspert i njohur, arriti në përfundimin: “Spektatorët mund  t’i besojnë ende raportimit, nëse janë të gatshëm t’i besojnë pohimit të paprovuar ose dëshmisë jo të plotë”.

Pra, është e vështirë të mendohet për ndonjë veprim më vetë-shkatërrues nga ana e qeverisë së Damaskut sesa një sulm masiv me armë kimike nga ana e ushtrisë siriane kundrejt rebelëve, në periferitë e kryeqytetit, zona ku ata banojnë. Megjithatë, faktet tregojnë se kjo është pikërisht ajo që ndodhi të mërkurën e kaluar. Ushtria siriane qëlloi me raketa ose predha që përmbajnë gaz helmues duke vrarë qindra njerëz në lindje të qytetit. Opozita mund të jetë e aftë të manipulojë provat mizore të qeverisë, por me shumë gjasa ajo nuk mund të arrijë deri në një pikë të këtillë.

Këshilltarët e sigurisë se Presidentit Obama u takuan në Shtëpinë e Bardhë me mundësinë e lartë se do të ketë një reagim ushtarak amerikan, të tillë si sulme me raketa nga jashtë hapësirës ajrore siriane mbi njësitë ushtarake siriane ose drejt bazave nga të cilat armët kimike mund të jenë nisur. Nuk ka dyshim se Obama do të donte të ishte jashtë një ndërhyrjeje në shkallë të plotë, siç ai e bëri të qartë javën e kaluar, duke thënë për luftërat në Irak dhe Afganistan se njerëzit të cilët “thërrasin për veprime të menjëhershme, duke kërcyer në gjëra që nuk dalin mirë, na përfshijnë në situata shumë të vështira, mund të rezultojmë të mbytur në ndërhyrje të shtrenjta, të vështira dhe të kushtueshme, që në fakt sjellin shumë pakënaqësi në rajon”. Megjithatë, zhurma e helmit të gazit të sulmeve do të jetë e vështirë dhe e dëmshme për atë që të mos reagojë ushtarakisht.

Nëse udhëheqja siriane e dinte se armët kimike do të përdoreshin, cili mund të ketë qenë motivi i tyre? Ata mund të jetë aq të bindur për dobësinë amerikane dhe të sigurt për mbështetjen e Rusisë dhe Iranit, sa mendojnë se mund të injorojnë dënimin ndërkombëtar. Ata mund të kenë parë forcat e sigurisë së Egjiptit duke shuar qindra mbështetës të Vëllazërisë Myslimane më 14 gusht dhe mendojnë: “Në qoftë se ata mund t’ia dalin me të, edhe ne mundemi.” Edhe nëse kështu, përfitimet e një veprimi të tillë gjithmonë do vlerësohen nga kostot politike jashtë vendit.

Faktorë të tjerë, gjithashtu, mund të ketë qenë të dobishëm. Lindja e Mesme këtë vit ka qenë vazhdimisht në zhurmë, biseda të ekzagjeruara të refuzimit ushtarak dhe politik të SHBA-së, vizitat nga politikanët amerikanë të tilla si senatori John McCain duke akuzuar Shtëpinë e Bardhë për “burracakëri”. Nuk ka dyshim se SHBA-ja ka një pozitë të dobët në Lindjen e Mesme për shkak të luftërave të Irakut dhe Afganistanit, kur ushtria e saj dështoi të mposhte forcat guerile të kufizuara. Por  ndërhyrja e SHBA-së dhe NATO-s në Kosovë në vitin 1999 ishte cituar javën e kaluar si një shembull i ndërhyrjeve të suksesshme.

Megjithatë, vendet e Ballkanit janë të ndryshme nga Lindja e Mesme, ku ndërhyrjet amerikane, zakonisht kanë sjellë trazira. Në vitin 1982-83 ndodhi një dështimi i përgjakshëm në Liban, në Somali në vitin 1993, dhe madje edhe një përjashtim, Lufta e Parë e Gjirit në vitin 1991, nuk rezultoi aq mirë për SHBA-në në terma afatgjatë. Për më tepër, dështimi i luftës në Irak në vitin 2003 dhe konflikti i vazhdueshëm afgan kanë ftohur entuziazmin e votuesve amerikanë për sipërmarrje të tjera në Lindjen e Mesme.

Konflikti i Sirisë ndryshon nga Iraku, Afganistani dhe Libia në një tjetër aspekt: ​​Moska është kthyer si një fuqi botërore dhe nuk mund të injorohet apo frikësohet. Një nga arsyet që Saddam Husseini pushtoi Kuvajtin në vitin 1990 ishte llogaritja se rënia e Bashkimit Sovjetik do të linte SHBA-në si superfuqinë e vetme dhe do të pengonte pavarësinë e Irakut apo fuqitë e tjera rajonale. Rusia është kthyer për herë të parë në më shumë se 20 vite si një lojtar i fuqishëm, e nevrikosur nga ajo që sheh si një kryq të dyfishtë  mbi ndërhyrjen e NATO-s në Libi dhe i vendosur që të mos ta lejojë të ndodhë përsëri.

Rishfaqja e Rusisë nuk është i vetmi faktor kufizues për Amerikën. Për të gjithë ankthin e shfaqur në Uashington dhe në Evropën Perëndimore në lidhje me tragjedinë njerëzore, situata aktuale nuk është krejtësisht kundër interesave të tyre. Siria, prej kohësh tashmë  qendra e kundërshtimit ndaj Perëndimit dhe Izraelit në botën arabe, është tani për tani, e ndarë dhe e dobët. Çdo rezultat vendimtar për të përfunduar luftën mbart me vete rreziqe të qarta për interesat perëndimore. Nëse presidenti Bashar al-Assad fiton, kjo është një humbje për ta dhe një sukses për Iranin dhe Hezbollahun. Nëse ai mundet atëherë organizatat e lidhura me al-Kaedën, të tilla si al-Nusra Front dhe Shteti Islamik i Irakut dhe Levantit, kundërshtarët më efektivë të opozitës, do të jetë midis atyre që do ta zëvendësojnë atë. SHBA-ja, Britania dhe Franca mund të dëshirojnë që lufta të përfundojë, por vetëm në kushtet e tyre, me shumë mundësi përfshihet ‘’prerja e kokës së qeverisë’’, por ndalimin e shkurtër të ndryshimeve revolucionare.

Cili do të jetë ndikimi i sulmit të armëve kimike brenda Sirisë? Do të frikësojë njerëzit në zonat rebele dhe do të tregojë mizorinë e plotë të qeverisë, diçka që zor se vihet në dyshim. Por ky veprim është gjithashtu një shenjë e dobësisë, duke sugjeruar se ushtria siriane nuk mund të kapet me rrethet e armëve konvencionale, të tilla si Jobar, afër qendrës së Damaskut. Shumë zyrtarë sirianë mund të shohin marrëzinë kriminale të përdorimit të armëve kimike, kështu që ekspertët po pyesin në qoftë se disa fraksione shteti dëshirojnë të sabotojnë bisedimet e mundshme të paqes thjesht duke shpërndarë forcat e tyre ushtarake, gati për në sulm. Një problem tjetër me këtë skenar është se askush nuk ka vërejtur se bisedimet e paqes nuk po shkojnë gjëkundi.

Qeveria siriane mohon se ka pasur lidhje me sulmin e gazit, por kjo nuk i ka dhënë një version të besueshëm të asaj që ka ndodhur. Fillimisht, ekzistonte një mosbesim se ajo do të bëjë diçka kaq haptazi kundër interesave të veta, por të gjitha provat deri më tani tregojnë që këtë ka bërë.

 

Përgatiti për “Objektiv.al”: Jola LLOZHI

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar