A ikën Messi në fund të sezonit?

0

Pas disa javësh intensive, mbërrijnë konfirmime të tjera mbi tentativën e Mesit për rinovimin e kontratës me Barcelonën. Sipas revistës “El Mundo”, vetë zv-presidenti i klubit  blaugrana, Javier Faus, dha një mesazh të fortë  mbi të ardhmen e yllit argjentinas.

“Nuk ka arsye që të përmisojmë kontratën e Mesit cdo gjashtë muaj”, u shpreh ai, duke shqetësuar jo pak lojtarin dhe agjentin e tij.

Ka zëra që shprehin një raport  jo fort të mirë midis Mesit dhe Barcelonës, gjë që mund të sjellë  që katër herë fituesi i “Topit të Artë” të dëgjojë oferta  të tjera nga klube të ndryshmë.

/Jonida Halili/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here