“Beson në dashuri me shikim të parë apo dëshiron të më shikosh edhe njëhërë”, është fraza më e përdorur nga adoleshentët. Kujtesa jonë vazhdimisht e përpunon të kaluarën tonë, e cila më vonë i plotëson përvojat e reja, por edhe njohjet e reja. Çka do të thotë që dashuria me shikim të parë është thjesht
“Beson në dashuri me shikim të parë apo dëshiron të më shikosh edhe njëhërë”, është fraza më e përdorur nga adoleshentët.
Kujtesa jonë vazhdimisht e përpunon të kaluarën tonë, e cila më vonë i plotëson përvojat e reja, por edhe njohjet e reja. Çka do të thotë që dashuria me shikim të parë është thjesht imagjinata jonë.
“Kur kujtoheni në njohjen e parë me partnerin tuaj, më së pari e kujtoni dashurinë dhe euforinë që keni ndjerë për të. Më së pari riprodhoni ndjenjat tuaja të takimit të parë“, thotë dr. Brixh.
Sipas saj, kujtesa jonë i atribuon informata të reja kujtimeve të vjetra. Pra në mënyrë të vazhdueshme e mbindërton të kaluarën tonë dhe e plotëson me eksperienca të reja.
“Kujtesa jonë nuk është si videokamerë. Ajo riprodhon ngjarje si të krijojë ngjarje që mund të futen në botën tuaj momentale. Theksi qëndron mbi të tashmen tuaj” – thotë mjekja.
Ajo sqaron se si kujtesa jonë është e ndërtuar asisoj që të mund të ndryshojë dhe të përshtatet: “Edhe kjo është e dobishme, pasi na ndihmon që të marrim vendime të mira, të përshtatshme për të sotmen tonë.”
Pra sipas kësaj, dashuria në shikim të parë prapë se prapë nuk ekziston.
/ Izabela Zavalani /
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *