Shkodra, ky qytet historik dhe i kulturuar, por që me vite me radhë po shkelet me këmbë nga çdo aspekt i mundshëm. Ishte pikërisht ky qytet që solli topin e parë në trojet shqiptare nga një prift maltez, Atë Gutruter në vitin e largët 1908. Që nga ajo periudhë mori zhvillim loja më e famshme
Shkodra, ky qytet historik dhe i kulturuar, por që me vite me radhë po shkelet me këmbë nga çdo aspekt i mundshëm. Ishte pikërisht ky qytet që solli topin e parë në trojet shqiptare nga një prift maltez, Atë Gutruter në vitin e largët 1908. Që nga ajo periudhë mori zhvillim loja më e famshme në botë, “topkëmba” ose ndryshe siç e emërtojnë në ditët e sotme, futboll.
“Më 15 të Frorit 1919 anëtarët e shoqnisë ‘Mustafa Pasha’ e ‘Vasa Pasha’ u bashkuene tuej formue Shoqninë ‘Vllaznia’, program i së cilës asht ky: Zgjimi i djelmnisë shqyptare në fushën letrare, theatrore, muzikore e gjimnastike.”
Kjo ishte edhe data e themelimit të klubit të parë në Shqipëri, “KF VLLAZNIA”.
Që nga ajo datë kanë kaluar gjithsej 105 vjet, dhe në kaq shumë vite, për tifozët shkodranë, ka pasur më shumë ditë “të errëta” se sa të gëzueshme. Kulmin e saj e kishte viti 2018, ku për herë të parë në më shumë se 3 dekada, Vllaznia e Shkodrës bie nga Kategoria…
Një premtim i mbajtur nga ish-kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi, që në një nga fushatat e ndyra që zhvilloi në kandidaturën e saj për kreun e qytetit, tha se do mundohej ta dërgonte Vllazninë në majat e Kategorisë së Parë. Në fakt, Kategoria e Parë në Shqipëri llogaritet si e dyta nëse e marrim në aspektin e rëndësisë sepse e para është ajo Superiore. Një lapsus që u kthye në realitet.
Që atëherë pronësinë e Vllaznisë e mori biznesmeni Alban Xhaferi, që e ka rimëkëmbur edhe njëherë klubin shkodran, duke u munduar ta çojë në majat e futbollit vendas, por edhe të përfaqësohet denjë në “arenën europiane”.
Titulli i fundit për kuqeblutë daton në vitin e largët 2001, gjithsej 23 vite me parë, një periudhë që as unë vetë nuk isha i lindur.
Ja ku jemi sot, viti 2024 dhe Vllaznia është vetëm 2 ndeshje larg fitimit të titullit, plotësimit të ëndrrës dhe yllit në fanellë. Ekipe si Partizani, Tirana dhe Dinamo, të gjitha e kanë nga një ose 2 yje në stemën e tyre sepse kanë fituar minimumi 10 kampionate, që përkthehet në një yll. Vllaznia ka për momentin vetëm 9 të fituar, dhe siç thamë po e kërkon që 23 vjet ta fitojë të dhjetin dhe t’i bërë shkodranët të krenohen me diçka të vërtetë.
Ndeshja e parë zhvillohet këtë të diel kundër Egnatias në “Air Albania”. Takimi do të jetë i vlefshëm për gjysmëfinalet e fazës “Final 4”, dhe fituesi do të përballet në finale me një ekip nga çifti Partizani-Skënderbeu.
Në Shkodër janë të karikuar, që nga trajneri Brdariç por edhe presidenti Alban Xhaferi, pa harruar edhe kapitenin por edhe golashënuesin më të mirë kampionatit, ish-sulmuesin e Kombëtares shqiptare, Bekim Balaj.
BEKIM BALAJ:
“Shorti na vuri përballë Egnatias, një kundërshtar që e njohim mirë pasi jemi ndeshur dhe në Kupë kundër tyre. Kemi nga 3 fitore secila, nuk arritëm finalen e Kupës, por do të bëjmë çdo gjë për të arritur atë të kampionatit. Luajmë përballë skuadrës që ka udhëhequr me plot meritë kampionatin, por statistikat në 6 përballjet tregojmë se kemi qenë të barabartë me ta.
Është gjysmëfinale, jemi vetëm një ndeshje larg finales sigurisht që kujdesi dhe përqendrimi duhet të jenë maksimal. S’ka hapësira për gabime, pasi ne kemi vetëm një rezultat që na çon në finale që është vetëm fitorja. Do të bëjmë gjithçka për gjithçka.
Tifozët e Vllaznisë nuk kanë nevojë për ftesë, ata e kanë mbështetur dhe do e mbështesin gjithmonë Vllazninë, siç e kanë bërë dhe gjatë këtij sezoni. Jam i bindur që do të jenë të shumtë në numër në “Air Albania”. Mbështetja e tyre është jetike për ne. Të gjithë bashkë mund t’ia dalim.”
TOMAS BRDARIÇ
“Ne do të luajmë kundër Egnatias. Të gjitha ekipet e “Final 4” e meritojnë të jenë aty. Do të nisim stërvitjen që nesër që të përgatitemi për ndeshjen e së dielës, kemi shumë punë për të bërë. Është një ëndërr për tifozët edhe për ne, dhe duhet të punojmë fort që ta plotësojmë atë.
Ne po punojmë në mënyrë automatike, po punojmë për pasionin, për klubin, për tifozët, për familjen. Duhet të jemi krenar që jemi pjesë e këtij “Final 4”.
Këtu në Shqipëri duhet shumë përgatitje taktike. Të gjithë më njohin mua, unë kam qejf futbollin sulmues.
A do e fitojmë titullin? Ky është një mision, dhe do të bëjmë të pamundurën që ta përmbushim.”
ALBAN XHAFERI
“Skuadra është e përgatitur dhe do bëjmë maksimumin për të shkuar në finale. E respektojmë kundërshtarin por besoj se kemi potencialet e mundshme për të arritur finalen dhe për të vazhduar tek objektivi, titulli kampion.
Unë i bëj thirrje të gjithë tifozerisë shkodrane dhe jo vetëm. Duhet të mbushim dhe ta mbështesin ekipin. Të bëhet një lojë dhe futboll i bukur. Ka shkodranë në Tiranë mjaftueshëm por do kemi edhe nga Shkodra.”
Ka ardhur koha që trofeu të kthehet në shtëpi, aty ku lindi, aty ku u zhvillua, në Shkodër. 180 minuta “luftë”, 2 ndeshje vendimtare, moment historik, ka ardhur koha që ta tregoni veten, pse quheni Vllaznia e Shkodrës.
PUNOI: SONI SALIHI
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *