Ledina Mandrri është redaktore titrash në redaksinë ABC news, ajo ka mbaruar arsimimin në nivelin Bachelor, Gazetari dhe Shkenca Komunikimi, Fakulteti i Historise dhe Filologjise.Ka punuar për televizione të ndryshme si në Klan News (redaktore e lajmit te fundit), Report Tv (redaktore titrash), praktike pune në emisionin Opinion. Si i menaxhojnë gazetarët presionet e konkurrencës
Ledina Mandrri është redaktore titrash në redaksinë ABC news, ajo ka mbaruar arsimimin në nivelin Bachelor, Gazetari dhe Shkenca Komunikimi, Fakulteti i Historise dhe Filologjise.Ka punuar për televizione të ndryshme si në Klan News (redaktore e lajmit te fundit), Report Tv (redaktore titrash), praktike pune në emisionin Opinion.
Si i menaxhojnë gazetarët presionet e konkurrencës mediatike duke ruajtur integritetin gazetaresk në raportimin për tema të ndjeshme si lajmet e rreme?
Motoja “i pari për lajmin e fundit” shpesh herë sjell një lajm të rremë ose përdorim të gazetarëve duke transmetuar një lajm në interes të personave të caktuar. Shpejtesia për të informuar i pari publikun nuk justifikon transmetimin e një lajmi të rreme. Gazetari verifikon përmes burimeve por edhe shkresave zyrtare vertetesine e lajmit. Gjithashtu paraqitja në vendin e ngjarjes dhe verifikimi i lajmit janë nje kusht për raportimin e një lajmi jo të rremë.
Çfarë konsideratash etike duhet të kenë parasysh gazetarët kur raportojnë për histori që përfshijnë përhapjen e dezinformatave në një mjedis konkurrues mediatik?
Në një ambient mediatik mjaft konkurrues tendenca për të qenë “karrem” i personave të caktuar për lajme të rreme janë te mëdha. Cfarë bën gazetari?! Lajmin e bazon mbi burime të besueshme, e verifikon edhe në burime të tjera më pas e transmeton. Pesha e transmetimit të një lajmi të rremë bie edhe mbi Redaktorët dhe Kryeredaktorët që caktojnë rëndesinë e një lajmi.
Si mund të bashkëpunojnë gazetarët me kolegët dhe organet e medias për të kundërshtuar përhapjen e lajmeve të rreme?
Teknologjia ka ulur nivelin e lajmeve të rreme në televizionet informative. Kjo ka ndihmuar gazetarët qe të bëjnë hulumtime të njëpasnjeshme të një lajmi, duke mos rënë pre e një mashtrimi. Nuk ekziston nëe bashkëpunim mediatik per lajmet e rreme, por vetem konferenca pa sukses nga institucione të vëzhgimit të medias. Luftimi i fake news nis nga vet gazetari, duke u informuar deri në detaje mbi nje lajm. Nga ana tjeter janë mediat online ku fake news është dicka shqetësuese. Portale jo të mirëfillta por me ndjekës shperndajnë lajme të rreme vetëm per klikime. Verifikimin e lajmit mund ta bëj edhe vetë lexuesi, mjafton te google (gugelloj) mbi informacionin e lexuar.
Çfarë strategjish mund të përdorin gazetarët për të verifikuar saktësinë e informacionit dhe për të luftuar përhapjen e lajmeve të rreme pa cenuar standardet e tyre profesionale?
Sot ka pak gazetare te mirëfilltë, shume janë gazetarë të zyrave të shtypit të qeverisë. Shumë informacione vijnë të gatshme nga zyrat e shtypit të qeverisë, bashkisë, ministrive apo institucioneve të tjera. Këto institucione transmetojnë tek gazetarët lajme të cunguara, ku nuk jepen detajet. Gazetari pas analizimit duhet të bëj kerkesë për më shumë detajim të një projektligji (per shembull), ku shpesh herë djalli fshihet në detaje. Verifikimi i një lajmi të tillë është sfidë më vete, por shumë media e transmetojnë lajmin pa e verifikuar. Verifikimin e bëjnë më shume organizata apo portale të mirëfillta sic eshte BIRN. Si verifikohet një lajm “zyre”: Gazetari kerkon informacion të detajuar në ministri, kërkon në motorët e kërkimit mbi informacionet e mundshme për lajmin, e verifikon në një burim të dytë ose të tretë, shkon në vendngjarje për të mbledhur informacion dhe konsultohet me një ekspert. Keto hallka bëjnë që të mos biem pre e një lajmi të cunguar qeveritar.
A mund të bëjnë gazetarët dallimin midis burimeve të besueshme dhe të rreme të rremë të lajmeve?
Përdorimi i vetëm nje gazetari per një lajm të rremë bën të lehtë identifikimin e burimit si i besueshëm apo jo, por përdorimi i disa gazetarëve për të njëjtin informacion për interesa vështireson besueshmerinë e burimit. Gazetarët në ditët e sotme, me një mori alternativash verifikimi, e kan me të lehtë të bëjnë identifikimin e një burimi të besueshëem apo te rremë.
Florida Hima
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *