Në një diskutim të plotë me Renald Gova, krijuesin dhe CEO i Xpert Systems, mësuam rreth funksioneve të brendshme të një ndërmarrjeje të suksesshme IT. Ai na çon në një turne interesant në të shkuarën, të tashmen dhe qëllimet e ardhshme të kompanisë në këtë intervistë të shkurtër. Cilat ishin motivimet dhe inspirimet për të
Në një diskutim të plotë me Renald Gova, krijuesin dhe CEO i Xpert Systems, mësuam rreth funksioneve të brendshme të një ndërmarrjeje të suksesshme IT. Ai na çon në një turne interesant në të shkuarën, të tashmen dhe qëllimet e ardhshme të kompanisë në këtë intervistë të shkurtër.
Cilat ishin motivimet dhe inspirimet për të filluar këtë kompani?
Teknologjia është një gamë e gjerë që përfshihet në të gjithe fushat e jetës duke I përmirësuar dhe lehtësuar ato. Pasioni për të eksploruar dhe për të kontribuar në inovacionin e teknologjisë në Shqipëri kanë qënë shtyllat e gjenezes së kompanisë Xpert Systems. Ndonëse tregu teknologjik Shqiptar i përpara 13 viteve ishte në fillesat e evolucionit të tij të bujshëm, ambiciet tona për zhvillimin e ketij tregu ishin dhe janë motivi kryesor që kompania dhe sot ka një shtrirje të gjerë jo vetëm në Shqipëri por edhe në Kosove.
Si ka evoluar kompania që nga themelimi deri më tani?
Ashtu si edhe vet teknologjia në ditët e sotme evolon nga sekondi në sekond, kompania jonë është rritur që prej fillimit gradualisht dhe sot vazhdon të evoluoj me hapat e zhvillimit të tregut Shqiptar e më gjerë. Synimi jonë është të zgjerojmë gamën e produkteve apo shërbimeve , duke ofruar zgjidhje me teknologjinë më të fundit në treg nga stafi ynë i kualifikuar bazuar në kërkesat e klientëve tanë.
Cilat janë sfidat më të mëdha që keni hasur në udhëtimin e kompanisë?
Si cdo kompani e re në treg sfidat në fillesa kanë qënë: konkurrenca dhe zhvillimi i teknologjisë.Tashmë cilesia e menaxhimit dhe përfundimit me sukses të projekteve që na besohen janë avantazhi më i madhë i konkuerncës për ne. Ndonëse teknologjia evolon shumë shpejt, stafi ynë azhornohet me produktet dhe shërbimet më të fundit që i përshtaten tregut .
Cilat janë vlerat kryesore dhe qëndrimet që e përcaktojnë këtë kompani?
Vlerat kryesorë të Xpert Systems janë: inovacioni, cilësia, strabiliteti, zgjidhjet efektive të nevojave të klientëve, integriteti dhe besimi. Por mbi të gjitha vlera jonë më e madhë përcaktohet atëherë kur klientët tanë mbeten të kënaqur.
Si e përshkruani kulturën e punës në kompaninë tuaj?
Për ne kërkesat e klientit janë parësore. Struktura jonë organizative është e ndarë në departamente që përfshijnë funksione të ndryshme të cilat bashkpunojnë në cdo projekt për të dhenë zgjidhjen më të mirë dhe në kohë rekord. Marrëdhënia e ngrohtë dhe e ngushtë e stafit tonë, bën që atmosfera e punës të jetë relaksuese dhe fokususe.
Cilat janë strategjitë tuaja për të rritur suksesin dhe konkurrueshmërinë në tregun e teknologjisë informative?
Për të rritur suksesin dhe konkurrencën në tregun e teknologjisë informative përvec inovacionit të vazhdueshëm është gjithashtu e rëndësishme të krijosh partneritete strategjike si dhe të zgjerosh vendet në të cilat operon. Ne tashmë kemi parteritet me kompanitë më të mirënjohura në treg dhe operojmë në tregun Shqiptar dhe Kosovare. Sigurisht që kemi pritshmëri të zgjerohemi më shumë në të ardhmen.
Si menaxhoni risitë teknologjike dhe ndryshimet në industrinë e teknologjisë informative?
Stafi ynë merr pjesë në evente dhe trajnime informuese rreth teknologjive më të reja në treg nga përfaqesues të kompanive partnerë tonat brenda dhe jashtë vendit. Kto trajnime përfshijnë përshkrimin e produkteve, karakteristikat e tyre të reja hardëare-ike apo softëare-ike dhe cmimet përkatesë. Normalisht edhe certifikohen për pjesëmarrjen.
Cilat janë planet tuaja për të ardhmen e kompanisë?
Shërbimet që ne ofrojmë aktualisht janë të shumta por synimi dhe planet tona për të ardhmen është përfshirja e inovacionit të teknologjisë edhe në fusha të tjera më pak të prekura.Përshembull IoT dhe smart home është një teknologji e re dhe në zhvillim jo vetëm në Shqipëri por në të tërë botën. Sigurisht që rëndesi të vecantë do ti kushtojmë edhe sigurisë kibernetikë shumë të rëndësishme në botën e tanishme ku të gjithë të dhënat personale dhe jo vetëm janë të dixhitalizuara.
Si e shikoni rolin dhe ndikimin e teknologjisë informative në shoqërinë tonë?
Teknologjia informative ka një ndikim të jashtëzakonshëm në shoqërinë tonë, duke ndryshuar mënyrën si ne punojmë, komunikojmë, mësojmë dhe jetojmë në përgjithësi. Ndërkohë që teknologjia informative sjell shumë avantazhe, ajo vjen edhe me sfida të cilat përfshijnë privacitetin e të dhënave, sigurinë kibernetike dhe polarizimin e shoqërisë. Këto sfida kërkojnë qasje të kujdesshme dhe të përgjegjshme ndaj zhvillimeve teknologjike në shoqërinë tonë.
Cilat janë disa sfidat dhe mundësitë që parashikoni për industrinë e teknologjisë informative në të ardhmen?
Një nga sfidat kryesore për industrinë e teknologjisë informative është mbrojtja e të dhënave personale dhe siguria kibernetike. Ndryshimet teknologjike të shpejta dhe përdorimi gjithnjë e më të gjerë i inteligjencës artificiale sjellin mundësi për inovacion të madh, por edhe rritin sfidat në lidhje me etikën dhe përdorimin e drejtë të teknologjisë. Gjithashtu, në të ardhmen, pritet që teknologjia informative të përqendrohet gjithnjë e më shumë në përputhjen me sfidat globale.
Ne fituam një kuptim të thellë të qëllimeve, vështirësive dhe realitetit të Xpert Systems nga ky fjalim, i cili gjithashtu na dha një pasuri të njohurive të teknologjisë së informacionit.
Busra Kaya
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *