Chat GPT është një teknologji e avancuar e inteligjencës artificiale që mund të përdoret në fusha të ndryshme por edhe në gazetari. Një nga përfitimet kryesore të përdorimit të kësaj teknologjie është aftësia për të prodhuar përmbajtje cilësore dhe unike në një shpejtësi të lartë. Chat GPT mund të përdoret për të krijuar artikuj, lajme
Chat GPT është një teknologji e avancuar e inteligjencës artificiale që mund të përdoret në fusha të ndryshme por edhe në gazetari. Një nga përfitimet kryesore të përdorimit të kësaj teknologjie është aftësia për të prodhuar përmbajtje cilësore dhe unike në një shpejtësi të lartë. Chat GPT mund të përdoret për të krijuar artikuj, lajme dhe analiza të ndryshme, duke u bazuar në informacione nga burime të ndryshme.
Kjo teknologji mund të ndihmojë gazetarët të prodhojnë përmbajtje të reja dhe origjinale, duke i lejuar atyre të kushtëzojnë kohën e tyre në hulumtim dhe intervistime më të thella. Në të njëjtën kohë, është e rëndësishme të kuptojmë se Chat GPT nuk duhet të shihet si një zëvendësim i plotë i gazetarëve, por si një mjet shtesë që mund të përdoret për të rritur efikasitetin dhe cilësinë e punës së tyre.
Për të mësuar më shumë rreth përdorimit të teknologjisë së inteligjencës artificiale kemi bërë një intervistë me Roden Hoxha, Drejtor Ekzekutiv i Qendrës Shqiptare për Gazetari Cilësore.
Si mendoni se ChatGPT mund të ndihmojë industrinë e medias në tërësi?
Duhet të kemi parasysh që ChatGPT është thjesht një mjet. Është me të vërtetë një mjet revolucionar, po ta marësh thëne nga përmbajtja e tij , por është një mjet në varësi se si do të përdoret dhe fusha të ndryshme do e përdorin në mënyra të ndryshme. Tani për tani, për median në situatën aktuale ChatGPT mund të ndihmojë në research-in e gazetarit për shkak se është një search engine goxha më i përparuar se Google-i, por duhet të kemi parasysh që ai nuk është i integruar live me internetin. Domethënë ka një boshllëk prej diku te dy deri në 2 muajt e fundit. Nuk i ka të përditësuar serverat. Po për sa kohë mund të ndihmojë si një mjet, në varësi të punës që mund ti duhet gazetarëve është një mjet jashtëzakonisht shumë efikas.
Si e përdorni teknologjinë ChatGPT në punën tuaj të përditshme dhe si ju ndihmon në procesin e shkruarjes së artikujve dhe raportimeve?
Aktualisht ChatGPT nuk është se na ndihmon në procesin e shkrimit të artikujve tonë. Nuk është se e përdorim në atë format. Në shumicën e rasteve e përdorim për krijimin e videove të skurtra informative për tema specifike duke i kërkuar informacion mbi mënyrën e ngritjes së një skripti efektiv me minutazh specifik, në mënyrën e dhënieve së informacionit në mënyrë sa më efikase, për ngritjen e storybordeve për dokumentar të shkurtër. Domethënë nuk është se lidhet me artikujt vetë por lidhet më shumë përdorimime produktet multimediale të cilat kanë nevojë për një teknikë ngritje të produktit ndryshe nga artikulli. Aktualisht artikujt investigative që prodhojmë ne janë prodhimi i vetë gazetarëve. Mund të ndihmojë për sa i përket research-it fillestar të background-it, por vetë artikullin jo.
Si mund të bëhet përdorimi i ChatGPT në gazetari me një qasje të ndërgjegjshme dhe etike?
ChaGPT deri diku është thjesht një mjet. Nuk është diçka që është integrale për gazetarin dhe si çdo mjet nga dikush mund të përdoret në mënyrë etike nga dikush und të përdoret në mënyrë joetike. Këtu varet nga vetë gazetari se si përdor. Ata gazetarët që janë mësuar me punën etike vijojnë me punën etike. Nuk është se ChatGPT do i ndryshojë komplet outlook- un e punës së tyre.
Si e konsideroni rolin e ChatGPT në gazetari në krahasim me burimet tradicionale të informacionit?
Unë personalisht nuk jam një nga ata njerëz që e shohin një teknologji të re si sjellsen e shkatërrimit botëror. Nuk jam nga ata njerëz që në fillimet e viteve 90 kur panë që erdhi interneti thanë që do mbyllen të gjithë bibliotekat apo kur erdhi televizori thanë se do mbyllet radioja. ChatGPT është një mjet që do përdoret, do i lehtësoj punën si gazetarëve ashtu edhe shumë fushave të tjera të jetës dhe në varësi të përdorimit të tij do jemi dhe ne më efikas ose më pak efikas. Është një mjet që për mendimin tim ka më shumë vlera pozitive se sa negative. Të marrësh me frikë një teknologji të re që nuk njeh është natyra njerëzore deri diku.
Cilat janë sfidat e përdorimit të ChatGPT?
Gjëja kryesore që duhet të bëjnë gazetarët është që të mësojnë research prompt-et sa me specifike. Nuk mund të shkosh te ChatGPT ti thuash më duhet x gjë në parametra të përgjithshme për vetë faktin se si program është i ndërtuar në atë formë që sa më e përgjithsme të jetë pyetja aq më e përgjithshme është përgjigja. Për këtë arsye është e nevojshme që gazetarët të mësohen me të dhe me komanda specifike se çfarë kërkojnë. Domethënë, në vend që të mësojnë atë që duan, le të themi një raport apo tjetër, duhet të mësojnë se çfarë ti kërkojnë ChatGPT që ti nxjerri gjërat specifike nga raporti.
Si mendoni se do të ndryshojë roli i gazetarit me rritjen e kësaj teknologjie me rritjen e përdorimit dhe automatizimin e proceseve gazetareske?
Duhet të kemi parasysh që me të vërtetë ChatGPT mund të automatizojë një pjesë të proceseve por nuk do të thotë që të zhduket e gjithë dora njerëzore nga proceset e prodhimit të lajmeve. Tani shikohet akoma si diçka që nuk i dihet potenciali apo rreziku nga ana tjetër. Jemi në fillim. Më mirë t’ia lejmë kohës e mos themiqë po erdhi ChatGPT do ngelemi të gjithë pa punë. Unë përsonalisht në qoftë se do të më ndihmonte që të më kryente 50 përqind të punës që kam në përditshmëri i bie që do të kisha 50 përqind të kohës të lirë ose të merresha me veten, me hobit e mia ose fundja fundit të angazhohesha në diçka tjetër edhe më produktive. Nuk do të thotë që ChatGPT do i zërë vendin e punës njerëzve dhe do i bëjë të gjithë të papunë apo joproduktivë. Thjesht do të krijojë kohë të lirë që ata njerëz që janë me të vërtetë të interesuar të bëjnë diçka të merren me diçka tjetër.
Gazetarët duhet të jenë të vetëdijshëm për faktin se teknologjia nuk është e “pafajshme” dhe mund të ketë pasoja negative. Prandaj, ata duhet të përdorin ChatGPT dhe teknologji të tjera në mënyre etike dhe të vendosin parime të forta etike për përdorimin e inteligjencës artificiale në gazetari.
Në fund të fundit, përdorimi i teknologjive të inteligjencës artificiale si ChatGPT duhet të jetë një shtesë e punës së gazetarëve, dhe jo një zëvendësim i tyre. Një gazetar i mirë është ai që di të përdorë teknologjinë për të rritur efikasitetin dhe efektivitetin e punës së tij, duke i bërë raportimet e tij më të përparuara dhe më të besueshme për publikun.
Nesibe Nur Karik
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *