Kryeministri Boris Johnson jep dorëheqjen

Kryeministri Boris Johnson jep dorëheqjen

Pas një krize akute politike në Mbretërinë e Bashkuar, kryeministri Boris Johnson ka dhënë dorëheqjen si lider i Partisë Konservatore, duke hapur kështu rrugën për një garë të një kryeministri të ri. Johnson qëndroi në një foltore jashtë Downing Street Nr. 10 të enjten dhe njoftoi dorëheqjen e tij, duke deklaruar se “askush në politikë

Pas një krize akute politike në Mbretërinë e Bashkuar, kryeministri Boris Johnson ka dhënë dorëheqjen si lider i Partisë Konservatore, duke hapur kështu rrugën për një garë të një kryeministri të ri.

Johnson qëndroi në një foltore jashtë Downing Street Nr. 10 të enjten dhe njoftoi dorëheqjen e tij, duke deklaruar se “askush në politikë nuk është i domosdoshëm” dhe se ai ishte “i trishtuar që po hiqte dorë nga puna më e mirë në botë”.

“Të jesh kryeministër është një “shkollë” më vete. Kam udhëtuar në çdo pjesë të Britanisë së Madhe dhe kam gjetur kaq shumë njerëz që zotërojnë një origjinalitet të tillë të pakufishëm britanik dhe janë kaq të gatshëm për të trajtuar problemet e vjetra në mënyra të reja. Edhe nëse gjërat ndonjëherë mund të duken të errëta tani, e ardhmja jonë së bashku është e artë”, tha Johnson.

Ai tha se do të vazhdojë të shërbejë si kryeministër derisa të zgjidhet një pasardhës në një garë lidershipi që do të zhvillohet gjatë javëve të ardhshme. Megjithatë, ka shumë shqetësime mes disa faktorëve, si brenda Partisë së tij Konservatore në pushtet ashtu edhe më gjerë, mbi mundësinë që Johnson të mbetet në detyrë edhe për pak kohë.

Sipas BBC-së, “fushata zgjedhore e konservatorëve britanikë për të zëvendësuar Johnson-in, në fakt ka nisur prej pak kohësh”. Figura që u larguan, kërkuan të evidentonin dallimet e thella me kryeministrin në ikje, sa i përket çështjeve jetike që prekin ekonominë britanike.

Pakënaqësitë në kabinetin e Johnson u shfaqën pas disa zbulimeve lidhur me sjellje të papërshtatshme seksuale të ligjvënësit konservator Chris Pincher, teksa u raportua se kreu i qeverisë ishte në dijeni të këtyre veprimeve.

Student
AUTHOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar