Shkencat e Komunikimit në KUB hapin thirrjet për Konferencën Studentore

Shkencat e Komunikimit në KUB hapin thirrjet për Konferencën Studentore

Departamenti i Shkencave të Komunikmit në Kolegjin Universitar Bedër ka hapur thirrjen për konferencën e shtatë studentore. Konferenca studentore në fushën e komunikimit është një organizim i cili bëhet tashmë ndër vite ku studentët kanë mundësi të punojnë dhe të diskutojnë mbi kërkimet që do të bëjnë. Konferenca e shtatë studentore është menduar të fokusohet

Departamenti i Shkencave të Komunikmit në Kolegjin Universitar Bedër ka hapur thirrjen për konferencën e shtatë studentore. Konferenca studentore në fushën e komunikimit është një organizim i cili bëhet tashmë ndër vite ku studentët kanë mundësi të punojnë dhe të diskutojnë mbi kërkimet që do të bëjnë.

Konferenca e shtatë studentore është menduar të fokusohet tek ndikmi që pati pandemia në fushëmn e medias. Tema e konferencës është: “Sfidat e komunikimit në mediat sociale gjatë periudhës së pandemisë Covid-19”

Kjo konferencë do të shërbejë si një platformë diskutimi rreth ndryshimeve që pësuan mediat e reja gjatë kohës së pandemisë. Studentët do të paraqesin punimet e tyre të cilat do të fokusohen në këtë fushë. Me anë të hulumtimeve shkencore, studentët do të kenë mundësinë të thellohen në këtë çështje si dhe të angazhohen e aftësohen profesionalisht. Punimet do të prezantohen përpara një jurie të përzgjedhur, të cilët do të bëjnë edhe vlerësimin përfundimtar. Në përfundim të konferencës, do të shpallen punimet më të mira dhe të gjithë pjesëmarrësit do të pajisen me çertifikata.

Student
AUTHOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar