Sipas transmetimit të Anadolu Agency (AA), qeveria britanike njoftoi sot heqjen e të gjitha tarifave të përcaktuara nga marrëveshja ekzistuese tregtare Britani-Ukrainë dhe vendosi sanksione të reja ndaj ekonomisë ruse. Në një deklaratë të saj sekretarja e Tregtisë Ndërkombëtare e Mbretërisë së Bashkuar Anne-Marie Trevelyan tha se vendimi erdhi si përgjigje ndaj një kërkese të
Sipas transmetimit të Anadolu Agency (AA), qeveria britanike njoftoi sot heqjen e të gjitha tarifave të përcaktuara nga marrëveshja ekzistuese tregtare Britani-Ukrainë dhe vendosi sanksione të reja ndaj ekonomisë ruse.
Në një deklaratë të saj sekretarja e Tregtisë Ndërkombëtare e Mbretërisë së Bashkuar Anne-Marie Trevelyan tha se vendimi erdhi si përgjigje ndaj një kërkese të drejtpërdrejtë nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky për të mbështetur ekonominë ukrainase.
“Heqja e tarifave për eksportet kryesore të Ukrainës, duke përfshirë elbin, mjaltin, domatet e konservuara dhe shpendët, do t’i ndihmojë bizneset dhe prodhuesit ukrainas kur ata kanë më shumë nevojë”, tha ajo.
Gjithashtu, Mbretëria e Bashkuar njoftoi një ndalim të eksportit të disa produkteve dhe teknologjisë drejt Rusisë.
“Produktet e synuara mund të përfshijnë pajisje përgjimi dhe monitorimi dhe do të mbyllin çdo boshllëk ekzistues për të siguruar që Rusia nuk i blen këto mallra nga Mbretëria e Bashkuar”, u shpreh Trevelyan.
Sipas njoftimit të Mbretërisë së Bahkuar javën e kaluar, do të fillonin rritjen e sanksionet të saj aktuale tarifore kundër Rusisë duke zgjeruar listën e produkteve që i nënshtrohen ndalimeve të importit dhe tarifave të rritura. Përfshirë do të ishin dhe ndalimet e reja për argjendin dhe produktet e drurit dhe tarifat me 35 pikë përqindjeje për mallra si diamantet dhe goma.
Nur Karik
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *