Zëvendësime të makinave me naftë, Balluku: taksa të ulëta për mjetet elektrike

Zëvendësime të makinave me naftë, Balluku: taksa të ulëta për mjetet elektrike

Qeveria dhe bashkia Tiranë kanë prezantuar sot autobusët e rinj që i shtohen transportit publik të kryeqytetit. Thirrja u bë për të zëvendësuar makinat me lëndë djegëse me makina elektrike. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, tha se çdokush që kalon tek teknologjia e re e makinave, pra tek mjetet elektrike, qeveria stimulon me

Qeveria dhe bashkia Tiranë kanë prezantuar sot autobusët e rinj që i shtohen transportit publik të kryeqytetit. Thirrja u bë për të zëvendësuar makinat me lëndë djegëse me makina elektrike.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, tha se çdokush që kalon tek teknologjia e re e makinave, pra tek mjetet elektrike, qeveria stimulon me taksa më të ulëta.

“Rimbursojmë çdo tarifë regjistrimi për herë të parë për mjetet elektrike duke zeruar tarifat e kontrollit fizik, leje qarkullimi kombëtare, certifikatë pronësie dhe targat. Një total një tarifë prej 7 mijë 500 lekë të gjelbër mbulohet nga DPSHTR (Drejtoria e Përgjitshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor)”, u shpreh Balluku.

Gjithashtu, një tjetër ndërhyrje stimuluese për mjetet e gjelbra ishte ulja e TVSH-së nga 20% në 6%.

Nur Karik

Student
AUTHOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar