Miratohet ligji që lejon forcat japoneze për të evakuar të huajt në misione emergjente

Miratohet ligji që lejon forcat japoneze për të evakuar të huajt në misione emergjente

Sipas transmetimit të Anadolu Agency (AA), Japonia ka ndryshuar një ligj për të lejuar Forcat Vetëmbrojtëse Japoneze (SDF) të shpëtojë shtetasit e huaj në misione emergjente. Projektligji për të ndryshuar rregulloren japoneze për operacionet e shpëtimit të SDF-së u miratua nga Dhoma e Këshilltarëve të Parlamentit të Japonisë (Dhoma e lartë). Kjo masë u vendos

Sipas transmetimit të Anadolu Agency (AA), Japonia ka ndryshuar një ligj për të lejuar Forcat Vetëmbrojtëse Japoneze (SDF) të shpëtojë shtetasit e huaj në misione emergjente.

Projektligji për të ndryshuar rregulloren japoneze për operacionet e shpëtimit të SDF-së u miratua nga Dhoma e Këshilltarëve të Parlamentit të Japonisë (Dhoma e lartë).

Kjo masë u vendos pasi vitin e kaluar qeveria japoneze u përball me kritika për shkak se nuk arriti të shpëtojë afganët që punonin në agjencitë japoneze, përfshirë në ambasadën në Kabul, ku forcat e huaja u tërhoqën nga vendi i shkatërruar nga lufta.

Kryeministri i kabinetit Fumio Kishida miratoi amandamentin në muajin shkurt, ndërsa Dhoma e Përfaqësuesve (Dhoma e ulët) e miratoi në mes të muajit mars.

Japonia është një nga ofruesit kryesor të ndihmës për Afganistanin.  ku talebanët kanë rimarrë kontrollin. Që nga viti 2001, Tokio ka kontribuar mbi 6 miliardë dollarë për rindërtim, arsim, bujqësi, kujdes shëndetësor dhe programe të tjera të ndihmës.

Megjithatë, Japonia e mbylli ambasadën e saj në Kabul më 15 gusht të vitit të kaluar dhe aktualisht është në procesin e evakuimit të stafit së bashku me punonjësit vendas.

Sipas një raporti nga ‘Kyodo News’, SDF-ja dërgoi ekipin e saj për të evakuuar 500 punonjës pas rënies së administratës së Kabulit të mbështetur nga SHBA-ja. Për shkak të kufizimeve ligjore vetëm dhjetëra afganë u arritën të shpëtoheshin.

Nur Karik

Student
AUTHOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar