Drejtoria e Përgjithsme e Tatimeve raportoi se stoku i borxhit publik për sugurimet e papaguara shoqërore arriti në 17,7 miliardë (114milion euro) në fund të vitit 2021. Në raport me fundin e vitit 2020 ky zgjerim ishte me 4.1%. Borxhi ndaj sigurimeve është zgjeruar me 3,9 miliardë lekë nga viti 2018 deri në vitin 2021.
Drejtoria e Përgjithsme e Tatimeve raportoi se stoku i borxhit publik për sugurimet e papaguara shoqërore arriti në 17,7 miliardë (114milion euro) në fund të vitit 2021. Në raport me fundin e vitit 2020 ky zgjerim ishte me 4.1%.
Borxhi ndaj sigurimeve është zgjeruar me 3,9 miliardë lekë nga viti 2018 deri në vitin 2021.
Monitor tregon se përvecse po rriten detyrimet me shpejtësi, rrezikojnë të jenë një plagë e thellë sociale në vitet në vijim. Kjo për faktin se do të privojë punonjësit e sotëm nga pensioni i nesërm.
Nga viti në vit numri i debitorëve dhe shuma e detyrimeve të papaguara ndaj sigurimeve shoqërore po rritet ndjeshëm. Pas një inspektimi në skemën publike, Kontrolli i Lartë i Shtetit gjeti se rritja e detyrimeve në vitin 2020 ishte sa 75% e deficitit të skemës së pensionit të qytetit me një zgjerim 5% në krahasim me vitin 2019.
Sipas të dhënave, 94% e detyrimeve ndaj ISSH zotërohen nga sektori privat dhe kryesisht biznesi i madh me mbi 61% të shumës. Ndërsa pjesa tjetër zotërohet nga biznesi i vogël dhe entet publike 6% të totalit të detyrimeve.
Detyrimet të cilat duhet të shkonin për llogari të arkës së Sigurimeve Shoqërore kanë krijuar efekte negative.
Në raste mospagimi të sigurimeve, buxheti i shtetit duhet të subvencionojnë nga taksat e përbashkëta skemën e pensioneve për të kryer pagesat e përdoruesve aktualë. Për faktin se të ardhurat nga kontributet shënuan rritje me 13.6% më 2021 ku shpenzimet u rritën me 10.5%, deficit i skemës u thellua dhe subvencioni nga buxheti i shtetit u rrit. Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, gjatë vitit 2021 financimi i skemës publike të pensioneve nga buxheti i shtetit ishte 53 miliardë lekë me një rritje vjetore 5%.
Nga defektet në tregun e punës dhe grumbullimi i dobët të ardhurave nga kontributet, poullsia e moshuar rrezikon të përfundojë në varfëri të thellë në dekadat në vijim.
Nur Karik
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *