KUB nënshkruan memorandum bashkëpunimi me SwissContact

KUB nënshkruan memorandum bashkëpunimi me SwissContact

Kolegji Universitar “Bedër” dhe projekti “Aftësi për Punë”, që zbatohet nga SwissContact në Shqipëri, lidhën një memorandum mirëkuptimi për bashkëpunimin akademik, shkencor dhe kulturor. Memorandumi u nënshkrua nga z. Surja Shehi, Dekan i Studentëve dhe z. Fatjon Dragoshi, menaxher i projektit “Aftësi për Punë”. Fushat specifike të bashkëpunimit midis “Bedër” dhe “Aftësi për Punë” përfshijnë

Kolegji Universitar “Bedër” dhe projekti “Aftësi për Punë”, që zbatohet nga SwissContact në Shqipëri, lidhën një memorandum mirëkuptimi për bashkëpunimin akademik, shkencor dhe kulturor. Memorandumi u nënshkrua nga z. Surja Shehi, Dekan i Studentëve dhe z. Fatjon Dragoshi, menaxher i projektit “Aftësi për Punë”.

Fushat specifike të bashkëpunimit midis “Bedër” dhe “Aftësi për Punë” përfshijnë trajnime dhe bashkëpunime të stafit dhe studentëve. Pjesë e takimit ishte edhe z. Ardit Hotaj, drejtues menaxherial i kompanisë Praktika.al. Kolegji Universitar “Bedër” dhe “Praktika.al” lidhën gjithashtu një memorandum bashkëpunimi për realizimin e internshipeve dhe formave të tjera të praktikës profesionale për studentët.

Praktika.al ka ndërtuar një platformë që bashkon të gjithë punëdhënësit e sektorit privat në industri të caktuara dhe studentët nga të gjitha institucionet arsimore, publike dhe private, duke iu ofruar mundësinë të përputhë kërkesën (nga kompanitë për internshipe) dhe ofertën (studentët të cilat duan të fitojnë aftësi praktike që u mundësojnë një integrim të shpejtë në botën e punës).

Këto memorandume mirëkuptimi zgjerojnë bashkëpunimin e Kolegjit Universitar “Bedër” me institucione, që përgatisin studentët për tregun e punës.

Student
AUTHOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar