Përballja e parë gjysmëfinale u luajt sot mes të kuqve të kryeqytetit dhe shkodranëve në stadiumin “Elbasan Arena”, në orën 17:45 e cila u mbyll me një rezultat barazues 0:0. Të dyja skuadrat kërkonin me patjetër korrjen e fitores me përpjekjet e shumta në dy pjesët e lojës. Nga njëra anë shkodranët fituesit në fuqi
Përballja e parë gjysmëfinale u luajt sot mes të kuqve të kryeqytetit dhe shkodranëve në stadiumin “Elbasan Arena”, në orën 17:45 e cila u mbyll me një rezultat barazues 0:0.
Të dyja skuadrat kërkonin me patjetër korrjen e fitores me përpjekjet e shumta në dy pjesët e lojës. Nga njëra anë shkodranët fituesit në fuqi të trofeut synonin të mos zbrisnin nga froni i tyre, megjithatë i druheshin përballjes me Partizanin pas fitores së fundit të kuqve në 24 korrik 2020. Megjithatë kuqeblutë arritën të zhbllokonin sfidën në sekondat e fundit me sulmuesin, Antre Aralica në minutën e 93-të por që u anulua nga VAR-i, për faull të shkaktuar më herët.
Ndryshime në formacion pati që në pjesën e parë, nga skuadra e Partizanit u largua mesfushori Kallaku dhe në lojë u fut sulmuesi Cara në minutën e 46-të. Në pjesën e dytë kuqeblutë bënë zëvendësime duke futur në lojë dy mesfushorët sulmues Heric, Mustedanagic në minutën e 77-të dhe duke nxjerrë jashtë loje brazilianin Victor Da Silva dhe mesfushorin Hoxhaj.
Tre kartona të verdhë u morën gjatë kësaj ndeshjeje, një në minutën e 22-të nga mesfushori Marku dhe dy të tjerë nga shkodranët Mevlan Adili në minutën e 61-të dhe Ardit Krymi në minutat shtesë.
Në ndeshjet e luajtura së fundmi në cerekfinale Vllaznia rezulton me dy fitore përballë skuadrës së Flamurtarit, ndërsa Partizani me një ndeshje barazuese dhe një fitore kundër Dinamos.
Ndeshja e kthimit do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” Shkodër me datë 13 prill 2022 në orën 5:45.
Denisa Shpati
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *