Lulzim Basha jep dorëheqjen nga kreu i Partisë Demokratike

Lulzim Basha jep dorëheqjen nga kreu i Partisë Demokratike

Pas më shumë se 8 vitesh në postin e kryetarit të PD ditën e sotme në mbledhjen e kryesisë së Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vendosur të japë dorëheqjen nga posti i kryetarit të partisë. Pas zgjedhjeve lokale të 6 Marsit Partia Demokratike u rendit e treta duke shkaktuar kështu reagime dhe dorëheqje të njëpasnjëshme

Pas më shumë se 8 vitesh në postin e kryetarit të PD ditën e sotme në mbledhjen e kryesisë së Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vendosur të japë dorëheqjen nga posti i kryetarit të partisë.
Pas zgjedhjeve lokale të 6 Marsit Partia Demokratike u rendit e treta duke shkaktuar kështu reagime dhe dorëheqje të njëpasnjëshme të njerëzve më të afërt të Lulzim Bashës që i kishin qëndruar pranë deri në ato momente.

Shpresa për tu ringritur si një opozitë e fortë ka marrë goditje të njëpasnjëshme. Personalisht investova gjithçka për një zgjidhje që do ti shërbente Partisë Demokratike. Sot nuk dua të ndalem se kush kishte të drejtë dhe kush nuk kishte. Përpjekja ime për ta mbajtur të bashkuar partinë nuk mjaftoi,kështu që kam vendosur të bëj një hap pas duke dhënë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike – u shpreh z. Basha.

Tani mbetet për tu parë se si do të jetë procesi dhe cilët do të jenë kandidaturat për postin e kryetarit të PD.

Student
AUTHOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar