Zelensky i bën thirrje Bidenit të jetë “udhëheqësi i paqes”

Zelensky i bën thirrje Bidenit të jetë “udhëheqësi i paqes”

Presidenti Volodymyr Zelensky përsërit lutjen e tij për një zonë ndalim-fluturimi mbi Ukrainë dhe bën thirrje për më shumë sanksione ndaj Rusisë në një fjalim në Kongresin amerikan. Zelensky thotë se bisedimet e paqes me Rusinë kanë filluar të “duken më realiste”. Negociatori ukrainas Mykhailo Podolyak thotë se ka “kontradikta themelore” gjatë bisedimeve, por “sigurisht

Presidenti Volodymyr Zelensky përsërit lutjen e tij për një zonë ndalim-fluturimi mbi Ukrainë dhe bën thirrje për më shumë sanksione ndaj Rusisë në një fjalim në Kongresin amerikan.

Zelensky thotë se bisedimet e paqes me Rusinë kanë filluar të “duken më realiste”. Negociatori ukrainas Mykhailo Podolyak thotë se ka “kontradikta themelore” gjatë bisedimeve, por “sigurisht hapësirë për kompromis”. Zelensky i bën thirrje Bidenit të jetë “udhëheqësi i paqes”.

Presidenti Zelensky e mbyll fjalimin e tij me një lutje të drejtpërdrejtë drejtuar Presidentit Biden.

“Paqja në vendin tuaj nuk varet më vetëm nga ju dhe nga populli juaj”, tha ai. “Kjo varet nga ata që keni pranë, nga ata që janë të fortë. I fortë nuk do të thotë i madh. I fortë është trim dhe i gatshëm të luftojë për jetën e qytetarëve të tij dhe qytetarëve të botës,” vazhdon Zelensky. Ai thotë se njerëzit e tij po “luftojnë për vlerat e Evropës dhe botës”, si dhe për vlerat e tyre.

Duke u bërë emocional, 45-vjeçari thotë se nuk sheh “nuk ka kuptim në jetë” nëse nuk mund të parandalojë vdekjen e më shumë fëmijëve ukrainas dhe kjo është shqetësimi i tij më i madh si udhëheqës i vendit./ BBC

Presidenti amerikan Biden pritet të shpallë 800 milionë dollarë ndihmë ushtarake pas fjalimit të Zelensky me videolink.

Zyrtarët e Kievit thonë se forcat ruse bombarduan një bllok apartamentesh të mërkurën në mëngjes, pasi qyteti vendosi një shtetrrethim gjatë “një momenti të rrezikshëm”. Ambasada amerikane në Ukrainë thotë se forcat ruse qëlluan dhe vranë 10 persona që qëndronin në radhë për bukë në qytetin verior të Chernihiv.

Ndërkohë, trupat ruse po mbajnë ende 400 persona, përfshirë mjekë dhe pacientë, “si pengje” brenda një spitali në Mariupol, tha nënkryetari i bashkisë.

Përshtati: Florida Hima

 

Student
AUTHOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar