Fjalimi më i ashpër i Papa Françeskut për luftën në Ukrainë

Fjalimi më i ashpër i Papa Françeskut për luftën në Ukrainë

Papa Françesku ka lëshuar dënimin e tij më të ashpër për pushtimin e Ukrainës, duke thënë se “agresioni i armatosur i papranueshëm” duhet të ndalet. Duke folur me mijëra njerëz në sheshin e Shën Pjetrit për bekimin e tij të së dielës, Françesku tha gjithashtu se vrasja e fëmijëve dhe civilëve të paarmatosur ishte “barbare”

Papa Françesku ka lëshuar dënimin e tij më të ashpër për pushtimin e Ukrainës, duke thënë se “agresioni i armatosur i papranueshëm” duhet të ndalet.

Duke folur me mijëra njerëz në sheshin e Shën Pjetrit për bekimin e tij të së dielës, Françesku tha gjithashtu se vrasja e fëmijëve dhe civilëve të paarmatosur ishte “barbare” dhe nuk kishte “asnjë arsye të vlefshme strategjike”. Ai e quajti Mariupolin e rrethuar një “qytet martir”. Papa bëri thirrje për “korridore vërtet të sigurta humanitare” për t’i lejuar banorët të largohen. “Në emër të Zotit, ju kërkoj: ndaloni këtë masakër”, tha Papa, duke shtuar se qytetet ukrainase rrezikojnë “të reduktohen në varreza”.

Në dënimet e tij për luftën që kur Vladimir Putin urdhëroi pushtimin me 24 shkurt, Françesku nuk e ka përdorur fjalën “Rusi”. Megjithatë, zgjedhja e fjalëve të tij, si “agresion i armatosur” dhe “asnjë arsye e vlefshme strategjike”, dukej se synonte të kundërshtonte justifikimet e Moskës për pushtimin.

Rusia e quan veprimin e saj një “operacion special ushtarak”. Të dielën e kaluar Françesku e hodhi poshtë këtë term, duke thënë se ai nuk mund të konsiderohet “vetëm një operacion ushtarak”, por një luftë që kishte lëshuar “lumenj gjaku dhe lotësh”.

Moska thotë se veprimi i saj nuk është krijuar për të pushtuar territore, por për të çmilitarizuar dhe “denazifikuar” fqinjin e saj. Ajo ka mohuar të ketë shënjestruar zonat civile.

6 kërkesat e Putin për pushimin e luftës ndaj Ukrainës:

Lufta midis Ukrainës dhe Rusisë ende vazhdon. Të dy vendet takohen çdo ditë për të arritur një marrëveshje midis tyre.

Që lufta midis tyre  të pushojë Putin ka disa kërkesa për Ukrainën.

1-Mos u anëtarësoni në NATO dhe merrni një pozicion neutral.

2-Rusishtja duhet të jetë gjuha e dytë zyrtare e Ukrainës, ligjet që e ndalojnë atë duhet të hiqen.

3-Njohja e Krimesë si territor rus.

4-Të njohë pavarësinë e Republikave Popullore të Donetskut dhe Luhanskut.

5-Çmilitarizimi i Ukrainës dhe braktisja e armëve që mund të jenë një kërcënim për Kremlinin.

6-Ndalimi i partive dhe organizatave ultra-nacionaliste në Ukrainë.

Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara që prej datës 14 mars të vitit të kaluar femijët e vrarë nga lufta janë 46 ndërsa civilët e vrarë arrijnë numrin 636.
1125 persona të tjerë janë plagosur, ku 62 prej tyre janë fëmijë të mitur.

 

Përgatiti: Denisa Kovaçi

Student
AUTHOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar