Forcat ruse kanë sulmuar Ukrainën pas muajsh të tërë të vendosjes së trupave të tyre në kufirin e Ukrainës. Shpërthimet janë dëgjuar herët të ditën e mërkurë pranë kryeqyeteti të Ukrainës, Kievit, teksa Presidenti i këtij shteti, Volodymyr Zelenskyy u shpreh se Rusia kishte hapur sulm në zonat ushtarake si dhe kundrejt rojeve të kufirit
Forcat ruse kanë sulmuar Ukrainën pas muajsh të tërë të vendosjes së trupave të tyre në kufirin e Ukrainës. Shpërthimet janë dëgjuar herët të ditën e mërkurë pranë kryeqyeteti të Ukrainës, Kievit, teksa Presidenti i këtij shteti, Volodymyr Zelenskyy u shpreh se Rusia kishte hapur sulm në zonat ushtarake si dhe kundrejt rojeve të kufirit në zonën Donbas.
Sulmi, i cili u shoqërua me një kundërshtim ndërkombëtar, erdhi pasi Presidenti rus Vladimir Putin, ditën e Hënë, u njohu pavarësinë dy zonave të ndara nga shteti ukrainas të cilat kontrollohen nga rebelë pro-rus duke urdhëruar futjen e trupave ushtarakë në këto territore.
Ja një rrjedhë kronologjike e ngjarjeve deri tani:
03:00 GMT – Putin njofton pushtimin
Putin njofton për një sulm në Donbas dhe u kërkon forcave ushtarake ukrainase të ulin poshtë armët. Lideri rus paralajmëron shtetet e tjera se çfarëdolloj përpjekjeje për të ndërhyrë në aksionin e ndërmarrë nga Rusia do të sjellë “pasoja që ata nuk i kanë parë kurrë”.
03:35 GMT – Kundërshtim ndërkombëtar
Presidenti amerikan Joe Biden denoncon publikisht sulmin “e panxitur dhe të pajustifikuar” të Moskës mbi Ukrainën, duke theksuar faktin se bota “do të fajësojë Rusinë”. Drejtuesi administrativ i NATO-s, Jens Stoltenberg, mbështet deklaratën e Biden ndërkohë që CEO i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, u shpreh si vijon: “Zoti Putin, në emër të njerëzimit, tërhiqi trupat e tua mbrapsht në Rusi.” Biden, në një telefonatë me Zelenskyy-n, i premton Ukrainës dhe popullit të saj mbështetje të plotë.
04:15 GMT – Dëgjohen shpërthime në afërsi të qytetit të Kievit
Gazetari Andrew Simmons nga Al Jazeera raporton se të paktën shtatë “shpërthime të mëdha” u dëgjuan në kryeqytetin e Ukrainës, shumë pranë aeroportit internacional të Boryspil.
04:30 GMT – Rusia ka nisur “pushtimin e plotë”
Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, thotë se Rusia ka nisur një “pushtim të plotë” të Ukrainës dhe po shënjestron qytete me sulmet e tyre me armë.
05:00 GMT – Rusia shenjestron grupimin ushtarak në Kiev
Ambasadori rus i UN, gjatë një takimi ne Këshillin Sekret, thotë se operacioni ushtarak i Moskës kundrejt Ukrainës kishte në fokus grupimin ushtarak që ka pushtetin në Kiev. “Në mbyllje, doja të thoja se ne nuk po tregohemi agresivë kundë ukrainasve por kundër grupimit ushtarak në pushtet në qytetin e Kiev-it” shprehet Vassily Nebenzia.
05:25 GMT – Rusia shenjestron hapësirat ushtarake ukrainase me armë “me preçizion”
“Infrastruktura ushtarake, mjetet e mbrojtjes nga ajri, aviacioni i Forcave të Armatosura të Ukrainës po shkatërrohen nga sulmet me armë me preçizion të lartë,” thotë Ministri i Mbrojtjes në një deklaratë të publikuar në agjencitë e lajmeve ruse.
05:45 GMT – Njësitë në Lindje të shtetit ndodhen nën një bombardim intensiv
Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës shprehet se njësitë ukrainase, zonat e kontrollit ushtarak dhe aerodromet në Lindje të shtetit ndodhen nën një bombardim intensiv rus.
06:00 GMT – Trupat ruse sulmojnë edhe nga Bjellorusia
Shërbimi i mbrojtjes së kufirit ukrainas shprehet se sulmet e forcave ushtarake kanë ardhur jo vetëm nga vetë Rusia por edhe nga Bjellorusia
06:05 GMT – Zelenskyy deklaron futjen në fuqi të forcave madhore
Zelenskyy, gjatë një deklarate të shkurtër kombëtare, thotë: “Rusia hapi zjarr në zonat tona ushtarake dhe tek rojet tona të kufirit” duke shpallur kështu forcat madhore në raste emergjente në Ukrainë.
06:20 GMT – Rusia thotë se ka shkatërruar mbrojtjen nga ajri të Ukrainës
Nga mediat ruse raportohet se Ministri i Mbrojtes së Rusisë thotë se ata kanë sulmuar të gjithë infrastrukturën ushtarake ukrainase duke shkatërruar kështu mbrojtjen nga ajri të këtij shteti. Megjithatë, këto supozime nuk mund të konsiderohen të verifikuara plotësisht. Ministria gjithashtu mohon raportimet se një nga avionët ushtarakë të saj ka sulmuar mbi Ukrainën.
07:00 GMT – Ukraina pohon se kanë hapur zjarr ndaj avionëve ushtarakë rus
Ushtria ukrainase shprehet se ka hapur zjarr kundrejt pesë avionëve dhe një helikopteri rus në zonën Luhansk.
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *