Analizë/ Kriza energjitike në Kosovë

Analizë/ Kriza energjitike në Kosovë

Kosova, është një ndër vendet më të varfa të Europës, kjo si rrjedhojë sepse Bruton e Prodhimit Vendor (BPV) për kokë banori e ka prej 2600 euro. Rreth një e treta e 1.8 milionë njerëzve në Kosovë jetojnë në varfëri. Kombi evropian raporton një shkallë papunësie prej 60% për të rinjtë e moshës 15 deri

Kosova, është një ndër vendet më të varfa të Europës, kjo si rrjedhojë sepse Bruton e Prodhimit Vendor (BPV) për kokë banori e ka prej 2600 euro. Rreth një e treta e 1.8 milionë njerëzve në Kosovë jetojnë në varfëri. Kombi evropian raporton një shkallë papunësie prej 60% për të rinjtë e moshës 15 deri në 24 vjeç Pas përfundimit të luftës në Kosovë në vitin 1999, kultura e tij mbeti e ndarë dhe ekonomia e tij u shkatërrua.

Tendosja shtesë e një krize energjitike vetëm sa e ka përkeqësuar problemin. Kosova historikisht është mbështetur në thëngjill për energji. Pengesë e madhe për zhvillimin ekonomik të vendit, është furnizimi jo i besueshëm me energji elektrike. Ndërprerjet e shumta të energjisë në këtë vend, do të kthehen në pengesë për procesin e prodhimit, sektorin e shëndëtësisë por edhe të vetë arsimit. Çka nënkupton se pa një furnizim të besueshëm me energji, bizneset në Kosovë nuk do mund të investojnë, të krijojnë vende të reja pune, por edhe vetë shkollat dhe spitalet nuk do mund të funksionojnë në mënyrë të sigurt dhe cilësor, duke marrë parasysh këtu ndërprerjet e shpeshta të rrymës, ku dhe është paralajmëruar se ka gjasa të zgjasë deri në muajin Prill të 2022-shit. Si rezultat të kësaj të fundit, nuk do të ofrohen shërbimet bazë, por edhe faturat do të jenë më të shtrenjta, duke rënduar kshtu drejtpërdrejt xhepat e qytetarëve.

Sipas Balkan Green Energy News, “sektori privat i ekonomisë pësoi dëme prej gati 300 milionë eurosh për shkak të mungesës së energjisë në vitin 2016”. Që atëherë, qymyri si burim karburanti është bërë gjithnjë e më i paaftë për të mbështetur Kosovën dhe popullin e saj. Qytetarët në Kosovë, nga e mërkura e 22 dhjetorit, po përballen me reduktime të energjisë elektrike. Reduktimet zgjasin rreth dy orë në ditë, në kohë të ndryshme, dhe se prekin të gjithë konsumatorët, përveç atyre emergjentë. Këto reduktimet u udhëzuan nga Operatori i Sistemit dhe Tregut – KOSTT, si shkak i mbingarkesës në sistemin elektro-energjetik.

Për t’i plotësuar nevojat, Kosova është duke importuar rrymë, por me çmime më të larta, për shkak të krizës energjetike në botë. Kosova gjatë muajve të fundit po përballet me një krizë energjetike e cila nuk ka qenë e tillë në dhjetëvjeçarin e fundit. Edhe pse një krizë e tillë energjetike është duke mbretëruar në Evropë dhe më gjerë, kriza energjetike në Kosovë, është ajo që dallon më tepër nga kriza globale energjetike. Nëse në Evropë kriza energjetike lidhet prej çmimit të lartë të energjisë në tregun ndërkombëtarë, në Kosovë kriza energjetike është e lidhur me keqmenaxhimin, mungesën e vendimmarrjes së duhur institucionale, mungesën e planifikimit të qëndrueshëm afatshkurtër dhe afatgjatë, si dhe politikat e gabuara të qeverisjes aktuale në sektorin e energjisë. Ajo çka rëndon edhe më tepër situatën në Kosovë, është mos përballja dhe heshtja që kjo qeverie ka zgjedhur të bëjë, lidhur me pyetjet që vazhdimisht drejtohen në adresë të saj si: kur dhe si do të dal Kosova nga kjo krizë, cilat do të jenë pasojat ekonomike që ka kapluar kjo krizë, si do përballet kjo situatë prej qytetarëve?  Por, ajo çka zgjodhi të bënte qeveria, ishte të gjente “fajtorët e krizës”.

Ku, një ndër fajtorët e identifikuar nga qeveria për krizën janë qytetarët, të cilët në fakt janë ata të cilët preken më tepër prej mungesës së energjisë dhe problemet në jetën e përditshme që i shkakton kjo krizë. Një tjetër fajtor i krizës ishin edhe “çmimet e larta të energjisë në tregun ndërkombëtarë”. Edhe në këtë rast, qeveria duhej të ishte një hap para, duke pasur kontrata të gatshme por edhe çmime të cilat nuk do e rëndonin kosumatorin, dhe blerja e energjisë mos të justifikohej me arsyen se çmimet e larta në tregun global, pësuan rritje. Përveç menaxhimit të dobët të krizës aktuale energjetike, qeveria shfaqi edhe problem në aspektin e planifikimeve për të ardhmen. Siç ishte qasja ndaj projekteve të reja energjetike dhe mungesa e transparencës lidhur me procesin e vendimmarrjes për projektin e gazit natyror të mbështetur nga SHBA përmes MÇ. Referuar projektit pa asnjë justifikim të mundëshëm, kjo qeveri i shkaktoi vendit dëme të mëdha në sektorin e energjisë. Për pasojë, qeverisë do i duhet të punojë paralelisht si në planin afatshkurtër edhe atë afatgjatë jo vetëm në lidhje me zgjidhjen e krizës në sektorin e energjisë por edhe në zgjidhjen e krizës së marrjes së vendimeve të duhura për vendin.Rrufe në qiell të hapur”, është kjo krizë energjitike, me përmasa globale të cilën nuk la pa prekur edhe Shqipërinë. Dhe vetë qeveria shqiptare, shpalli vetëm pak kohë më parë emergjencën për furnizim deri në 15 prill të këtij viti. Gjendja e jashtëzakonshme u shpall prej vetë kryeministrit Rama, duke bërë që frika për një krizë energjetike me pasoja deri te konsumatori të shihej e mundshme. E sigurt është se edhe vetë Shqipëria nuk është imune ndaj kësaj krize që ka hyrë në një cikël të rrezikshëm dhe po alarmon çdo vend në Europë, Kinën e më gjerë.

Duke e ndjekur krizën e rëndë energjetike që ka prekur Kosovën, kryeministri Edi Rama i kërkoi Ministrisë së Energjisë të vlerësonte çdo mundësi ndihme për Qeverinë e Kosovës, që familjet në Kosovë të mos u mungonte energjia elektrike në dy ditët e festës popullore të ndarjes së viteve. Shqipëria ka mundur te sigurojë që të furnizojë Kosovën me 7680 megavatë/orë për 31 dhjetorin dhe 1 janarin 2022 ne formën e depozitës dhe pa efekt financiar. Kjo sasi do i kthehet pas Shqipërisë nga Kosova në sezonin e verës gjatë periudhës nga qershori në shtator kur vendi ndodhen ne thatësi dhe ka mungesë të rezervave hidrike.

Përgatiti: Marina Kërceli

Student
AUTHOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar