Peter Boyd është një avokat dhe themelues i gazetës “Street”. Ai ka ndihmuar 1500 firma ligjore te suksesshme me faqet e tyre të internetit dhe marketingun. A e keni pyetur ndonjëherë veten pse firma ose biznesi juaj nuk po merr aq telefonata sa ju do të dëshironit ? A ishte biznesi juaj në periudhën e
Peter Boyd është një avokat dhe themelues i gazetës “Street”. Ai ka ndihmuar 1500 firma ligjore te suksesshme me faqet e tyre të internetit dhe marketingun.
A e keni pyetur ndonjëherë veten pse firma ose biznesi juaj nuk po merr aq telefonata sa ju do të dëshironit ? A ishte biznesi juaj në periudhën e lulëzimit pëe shumë vite,por tani shikoni që po ecën me hapa të ngadaltë?
Nëse i jeni përgjigjur “po” këtyre pyetjeve duhet të merni në konsideratë të shikoni më nga afër përmbajtjen e planit tuaj të marketingut.Shumë firma ligjore dhe biznese përpiqen të krijojnë plane marketingu me qëllim që të jenë “numri një”në hapësirat e tyre përkatëse(ose të paktën të shfaqen në faqen e një motori kërkues të njohur).Megjithatë,ka shumë më tepër rreth marketingut-minimalisht duhet të përpiqeni të keni një fushatë afatgjatë dhe efektive.Për ta thënë më thjeshtë,ajo cfarë është thelbësore është përmbajtja.
Hidhini një sy këshillave të mëposhtmë për të parë se si firma ose biznesi juaj te rritet sa më lart.Do të habiteni se si edhe ndryshimet e vogla mund të cojnë në rezultate të shkëlqyera që i bëjnë klientët të ju telefonojnë ose të vijnë më shpesh në derën tuaj.
1-Njihni se ku është audienca juaj dhe takojini ata atje.
Nësë jeni një firmë ligjore që përpiqeni të terhiqni individë që janë lënduar në një aksident me makine ose jeni te interesuar të sillni në zyrën tuaj mijëvjecare që duan një buzëqeshje më të mirë përmes kirurgjisë estetike,duhet të dini se si të arrini audiencën tuaj.
Na pëlqen ose jo media sociale luan një rol të madh në jetën e shumë individëve.Pra,nëse klientët tuaj të mundshëm janë atje ju duhet të jeni aty dhe aktivë.Si do ta zbuloni se cilat platforma po përdoren më shumë nga klientët tuaj të mundshem?Ka qindra nëse jo mijëra platofrma dhe kanale,kështuqë filloni të shikoni profilet e rrjeteve socilae të konkurentëve,për të parë se ku ata kanë më shumë përdorues.Ju gjithashtu mund të përdorni “Google Analytics”,i cili është nje mjet i shkëlqyer kur përpiqeni të kuptoni sjelljen në internet të klientëve të mundshëm. Vendi ynë i preferuar për të kërkuar të dhënat është burimi i referimit.Në ‘Google Analystics’filloni me “blerja”-“referimet” dhe më pas kërkoni kolonën e burimit.Të dhënat do të ju tregojnë se ku ishin përdoruesit tuaj përpara se të vinin në faqen tuaj të internetit.
2-Merni parasysh krijimin e letër njoftimeve mujore ose dymujore.
Nëse marketing përmes email është pjesë e planit tuaj të përgjithshëm të marketingut të përmbajtjes ,merni parasysh krijimin e letër njoftimeve i që ju ofron informacione ineteresante dhe të dobishëm për klientet tuaj.Në mënyre tipike letër njoftimet i informojnë klientët për ngjarjet e ardhshme,industrinë e lajmeve,shërbimet dhe/ose produktet e reja, e të tjera.Sa më shumë që konsumatorët kërkojnë të dijnë për ju,aq më të mëdha janë shanset tuaja për të korrur fitime të mëdha nga kjo strategji.
3-Blogjet
Të interesuar për strategji marketingu të ulëta ose pa kosto?Fillimi një blogu është një mënyrë e mrekullueshme, për ti bërë të ditur botës që jeni aty dhe gati të bëni cfarëdo që ata duan.Celësi për të tërhequr rezultate nga klientët e mundshëm në blogun tuaj është duke diskutuar tema ngacmuese që do të ndihmojnë në rritjen e renditjes optimiste të motorrit tuaj të kërkimit,rritjen e ekspozimit dhe prodhimit të drejtimeve që me shumë gjasa do të qojnë në konvertime.
Mënyra më e mirë për ta bërë këtë është për të dhënë material.Ndani këshilla në një video.Tregoju atyre se si të bëjnë dicka në një regjistrim në ekran.Ofrojuni një PDF për ta shkarkuar.Nuk ka ndonjë rrugë të shpejtë për tq renditur bloëgun tuaj të parin në rezultatet e kërkimit.Ne rekomandojmë të postoni vazhdimisht (mos u dorëzoni) ofroni materiale që ofrojne vlerë përpara se ato të aludojnë për të.per shembull,nese blogu juaj poston rreth kostos se sa kushton për të punësuar një avokat,mos thoni që ndryshon.Ju duhet ti përgjigjeni pyetjes që të ofroni vleren reale. Dicka si: “shpenzimet ligjore tona kanë një tarifë mbajtëse prej 1000$,dhe ne punojmë me një normë prej 200$ në orë por sigurisht që kostoja mund të ndryshojë.Kjo mund të bëjë të gjithë difrencen në bloëgun tuaj për ti tejkaluar të tjerët në industrinë tuaj.
4-Përdorni një përmbajtje kalendarike.
Sa shpesh duhet të postosh në një blog,të shtoni komente në platformën e mediave sociale ose nxirni një letër njoftim?Ndërkohë ju nuk doni të angazhoni klienët tuaj në baza ditore,kjo është thelbësore që të mbani një postim/shkrim oraresh normale,pasi jo vetëm që tregoni se keni një interest të sinqertë për të informuar konsumatorin,por gjithashtu do të demostrojë ekspertizën tuaj dhe do të ju ndihmojë në rritjen e pranisë tuaj si autoritet kryesor në një temë të caktuar.Unë e rekomandoj që të postoni një herë në javë.Cfarë është e rëndësishme është që ju ta ruani postimin frekuent.Vendosni një kujtesë në kalendarin dhe trajtojeni atë me respekt cdo javë.
5-Ndryshoni përmbajtjen tuaj bazuar në nevojat dhe rezultatet e mundshme.
Mundohuni të mos bini në të njëjtën rutinë të mëparshme kur krijoni përmbajtjen që do të tërheqë klientelën e duhur.Shikoni konkurentët tuaj për të parë se cfarë po bëjnë,nëse po marrin pëlqime,klikime,komente,etj.Nëse ajo cfarë po bëjnë konkurentët tuaj po funksionon ju duhet ta coni përmbajtjen tuaj akoma më tej.për shembull,nëse konkurenca ka shkruar thjesht një blog për një temë,cojeni atë në nivel tjetër duke krijuar një informacion grafik ose duke shkruar një letër të bardhë më të thelluar për të njëjtën temë.
6-Përdorini dëshmitë dhe komentet në avantazhin tuaj.
Klientët janë të interesuar të punojnë dhe blejnë në një kompani me reputacion.Një mënyrë e mirë për të shfaqur reputacionin tuaj atje është duke rishikuar edhe/ose dëshmitë ose komentet nga klientët e kaluar..Shtimi i një zone për këto dëshmi ose rishikimi në faqen tuaj të internetit do tu mundësojë klientët e munshëm të mësojnë rreth përvojave individuale dhe ti ndihmojë ata të vendosin menjëherë nëse ju përshtateni për nevojat e tyre.Për firmat më të vogla,dëshmitë dhe komentet janë ato që drejtojnë biznesin tuaj,kështu që lërini ato komente të shkëlqejnë.
Fillojeni vitin e ri me një strategji marketingu që do të funksionojë për ju gjatë gjithë vitit.
Kur biznesi juaj nuk është një biznes marketingu ,krijimi i një fushate marketingu do të jetë dicka më tepër.Një plan marketingu ka shumë shumë vlerë për një biznes dhe do të ndjeni një rritje të telefonatave,më shumë klientë dhe më shumë të ardhura nëse do të merni vetëm disa orë në këtë tremujor të parë të vitit për të hartuar një strategji që do t ju ndihmojë të arrini rezultatet që do ta bëjnë vitin 2022 më të mirin për ju,dhe një vit akoma më të suksesshëm.
Burimi: Forbes
Përshtati: Lulzime Manallari
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *