Tensionet në Ukrainë: SHBA dhe Australia evakuojnë stafet diplomatike gjatë mesnatës

Tensionet në Ukrainë: SHBA dhe Australia evakuojnë stafet diplomatike gjatë mesnatës

Pas vendimit të Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, për futjen e trupave ruse në Ukrainën Lindore, sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, njoftoi se është lëvizur menjëherë stafi diplomatik amerikan, që ishte vendosur në Lviv të Ukrainës. Blinken tha se rreziku i veprimit ushtarak ishte “mjaft i lartë dhe kërcënimi ishte mjaft i afërt” dhe

Pas vendimit të Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, për futjen e trupave ruse në Ukrainën Lindore, sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, njoftoi se është lëvizur menjëherë stafi diplomatik amerikan, që ishte vendosur në Lviv të Ukrainës.

Blinken tha se rreziku i veprimit ushtarak ishte “mjaft i lartë dhe kërcënimi ishte mjaft i afërt” dhe evakuimi ishte “gjëja e duhur që mund të bëhej” raporton BBC.

Stafi i ambasadës amerikane është evakuar gjatë mesnatës dhe ka kaluar natën në Poloni.

Gjithashtu, edhe Australia ka evakuar stafin e ambasadës së saj në Ukrainë, duke i zhvendosur në Rumani dhe Poloni.

Marise Payne, ministrja e jashtme e Australisë, i ka kërkuar stafit të ambasadës të largohet nga Ukraina, duke njoftuar se ambasada dhe funksionet e saj në qytetin Lviv janë mbyllur përkohësisht derisa gjendja të qetësohet.

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar