Qeveria do të mbështesë start-upet, 10 milionë euro për ide inovative

Qeveria do të mbështesë start-upet, 10 milionë euro për ide inovative

Bizneset e reja në fushën e inovacionit do të mbështeten financiarisht nga buxheti i shtetit. Kjo është bërë e ditur nga specialistja Ana Petani në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin. Bizneset e regjistuara si ‘Start Up’, do të kenë mundësi të përfitojnë këshillim pa pagesë, të përjashtohen nga taksat vendore, taksat e pasurisë

Bizneset e reja në fushën e inovacionit do të mbështeten financiarisht nga buxheti i shtetit.

Kjo është bërë e ditur nga specialistja Ana Petani në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin. Bizneset e regjistuara si ‘Start Up’, do të kenë mundësi të përfitojnë këshillim pa pagesë, të përjashtohen nga taksat vendore, taksat e pasurisë së paluajtshme, të ndërtesës si dhe nga tatimi mbi fitimin për dy vite rresht. Petani u shpreh se mbështetja e Start Up-eve do të bëhet me anë të regjistrimeve dhe se një start up, i cili është më i

zhvilluar se sa një ide do të financohet me shumë.

“Mbështetja e inovacionit në fusha prioritare si dhe mbështetja e iniciativave që kanë impakt pozitiv mjedisor apo fuqizimi i grave sipërmarrëse. Startup-et do të mbështeten me anë të thirrjeve që do të hapen për një temë të caktuar. Mbi këtë bazë do të bëhet edhe mbështetja e startup-eve. Do të hapet regjistri i startup-eve dhe i lehtësuesve nëpërmjet e-Albania dhe një startup apo një lehtësues futet në e-Albania dhe vetëdeklarohet si startup dhe në momentin që hapet thirrja startup-i që është pjesë e këtij regjistri sheh kriteret për të aplikuar.

Nëse është një startup në fazë ideje do të financohet më pak sesa një startup më i zhvilluar. Vetëm 2% e startup-eve janë të suksesshme, të cilat marrin financime. Ne jemi shumë koshient për këtë dhe buxheti i shtetit nuk është i cunguar sepse buxheti i shtetit është 10 milionë euro për katër vite, pra janë 2.5 milionë euro në vit. Ne kemi një numër prej 1000 Startup-esh që janë financuar nga donatorë të ndryshëm, por vetëm 2% janë të suksesshme”, tha Petani.

 

Melsena Danglli

Student
AUTHOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar