Të jetosh një jetë më të gjatë dhe më të shëndetshme fillon me dietën tuaj. Studimi i nxjerrrë nga dietologët tregon se ju mund të shtoni deri në 13 vite jetë nëse konaumoni pak mish të kuq, shumë fruta dhe perime, bishtajore, drithëra dhe arra. “Në fakt, dieta mund të jetë një shenjë jetike njësoj
Të jetosh një jetë më të gjatë dhe më të shëndetshme fillon me dietën tuaj. Studimi i nxjerrrë nga dietologët tregon se ju mund të shtoni deri në 13 vite jetë nëse konaumoni pak mish të kuq, shumë fruta dhe perime, bishtajore, drithëra dhe arra.
“Në fakt, dieta mund të jetë një shenjë jetike njësoj si presioni i gjakut, temperatura dhe ritmi i pulsit”, thotë Dr. David Katz, një specialist në mjekësinë parandaluese.
Këtu janë pesë mënyra të rekomanduara nga ekspertët për të ndryshuar dietën tuaj për mire.
- Ndiqni rutinën aktuale të të ngrënit
Shumë prej nesh hanë duke mos kuptuar se cfarë shkaktojnë ushqimet që fusin në gojë.
“Shënoni diku gjithçka çfarë hani për një ditë dhe përfshini detaje të tilla, si: koha, vendndodhja dhe faktorë të tjerë”, thtë dietologia Kafleen Zelman.
- Bëni një plan që të keni sukses me dietën
Këtë mund ta bëjmë duke planifikuar se çfarë ushqimesh do të konsumojmë dhe çfarë jo.
“Ne hamë atë që na rrethon”, thotë Dr. Tom Rifai, petagog në Shkollën Mjekësore të Harvardit.
Ai sugjeron të paketoni dreka dhe ushqime të shëndetshme gjatë orarit të punës.
- Eliminoni sheqerin nga mëngjeset tuaja
Produktet të cilat përmbajnë sheqer dhe konsumohen në mëngjes janë gjithashtu të dëmshme për shëndetin tuaj.
Për të gjithë ata që konsumojnë ushqime me përmbajtje sheqeri në vaktin e parë të ditës do t’iu duhet që këto kalori ti digjni duke kryer ushtrime fizike si: vrapi, ecja me bicikletë etj.
- Konsumoni një vakt pa mish
Një tjetër mënyrë më e thjeshtë për të filluar është të hani më shumë bimë dhe të zëvendësoni një vakt me bazë mishi në ditë me një zgjedhje me bazë bimore ose drithëra, këshillojnë studiuesit.
Konsumimi i thjerrëzave, drithërave, sallatës gjatë vaktit të drekës ndihmon në ngritjen e nivelitit te sheqerit në gjak. Kjo ndihmon trurin tuaj që të ketë energjinë e nevojshme për të vepruar gjatë ditës. Gjithashtu redukton të ngrënit e tepërt gjatë natës.
Provoni këtë recetë: Sallatë e ngrohtë me drithëra Farro me shegë.
- Hani atë që dëshironi
Të gjithë e dimë se ngrënia e frutave dhe perimeve janë të mira për ne, por ato zakonisht nuk janë ushqimet tona të preferuara. Megjithatë, në mënyrë që ky zakon i ri të qëndrojë, duhet të kënaqeni duke ngrënë ushqim të shijshëm dhe të shëndetshëm.
Ushqimi nuk është gjithçka
Vetëm ushqimi nuk garanton një jetë më të gjatë dhe më të shëndetshme. Ushtrimet fizike ditore janë çelësi, jo domosdoshmërisht ushtrimet në palestër. Studimet tregojnë se lëvizjet çdo ditë, të tilla si shëtitjet në natyrë, mund të përmirësojnë shëndetin dhe të reduktojnë stresin.
Faktorë të tjerë që do të ndikojnë në jetëgjatësinë tuaj përfshijnë menaxhimin e stresit. Për këtë duhen rreth tetë orë gjumë cilësor.
Përgatiti për “Objektiv.al”: DENISA KOVAÇI
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *