Christian Eriksen ka dhënë një intervistë të gjatë për BBC, në lidhje me eksperiencën që përjetoi në Europianin e fundit, ku u tërhoq para kohe për shkak të kolapsit në ndeshjen hapëse me Islandën. Danezi përjetoi një arrest kardiak në stadiumin “Copenhagen” dhe u rikthye mrekullisht në jetë falë ndërhyrjes së shokut të skuadrës Simon
Christian Eriksen ka dhënë një intervistë të gjatë për BBC, në lidhje me eksperiencën që përjetoi në Europianin e fundit, ku u tërhoq para kohe për shkak të kolapsit në ndeshjen hapëse me Islandën.
Danezi përjetoi një arrest kardiak në stadiumin “Copenhagen” dhe u rikthye mrekullisht në jetë falë ndërhyrjes së shokut të skuadrës Simon Kjaer dhe stafit mjekësor të cilët reaguan menjëherë me CPR.
“Kur u zgjova pashë njerëz rreth meje dhe ndjeva një presion në gjoks, duke u përpjekur për të marrë frymë. Atë kohë nuk e kisha idenë se çfarë po ndodhi, pastaj një mendim më kaloi një kokë, a më ndodhi diçka me këmbët e mia, a thyeva shpinën?
Dëgjova dikë të pyeste se për sa kohë isha në atë gjendje dhe dikush tjetër u përgjigj 5 minuta, Aty kuptova se unë gati kisha vdekur”, shpjegoi 29 vjeçari.
Sipas Eriksen, ishte fat të ndodhej aty mes lojtarëve dhe shpreson që një situatë e tillë mos t’i ndodhë askujt. “Kurrë nuk mendova se do merrja veten kur ajo ndodhi por në vendin që ndodhi isha me fat sepse personat rreth meje vepruan shpejtë. Jam vërtetë mirënjohës mjekëve që ishin në atë vend.
Jam shumë me fat dhe ua kam thënë në sy që jam i lumtur që ata e bënë ata, në të kundërt nuk do isha këtu.” tha mes të tjerash Eriksen.
Christian nuk i frikësohet rikthimit në futboll. Eriksen pak ditë më parë zyrtarizoi kalimin e tij në Premier League tek Brentford dhe është i gatshëm të provojë për të rigjetur veten sërish, pas asaj ndalese që i kushtoi dhe Europianin dhe largimin e detyruar nga Inter, pas një marrëveshje me konsesus me drejtuesit për shkak të rregullit në Itali, i cili nuk lejon futbollistët të luajnë me defribilator në zemër.
Sot, Eriksen është në gjendje të mirë shëndetësore. Kalimi në Premier League, aty ku ai shkëlqeu me Tottenham, do t’i shërbejë për tu rikhyer ai futbollist me të cilin jemi mësuar të shohim. Rradhën e ka Brentford.
Ermal Spahiu
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *