Tashmë një ndër aplikacionet më të përdorura nga të gjitha moshat, WhatsApp nuk funksionon vetëm si një mjet i thjeshtë për dërgimin dhe marrjen e mesazheve. Ai ka sjell mënyra të shumta ndërveprimi për ta bërë komunikimin më interesant dhe ndërveprues. Ndër më të fundit risi të sjella nga whatsapp në 2021 ishte Whatsapp Beta
Tashmë një ndër aplikacionet më të përdorura nga të gjitha moshat, WhatsApp nuk funksionon vetëm si një mjet i thjeshtë për dërgimin dhe marrjen e mesazheve. Ai ka sjell mënyra të shumta ndërveprimi për ta bërë komunikimin më interesant dhe ndërveprues. Ndër më të fundit risi të sjella nga whatsapp në 2021 ishte Whatsapp Beta si një multi-pajisje duke ju mundësuar përdoruesve që me anë të së njejtës llogari që janë aksesuar në telefonin e tyre smart, të mund të logohen në web, desktop dhe portal.
Whatsapp Beta shtoi edhe voice (mesazhet me zë), telefonatat me zë, video-telefonatat, të gjitha këto edhe nga webi, si dhe zhdukja e fotove dhe videove pas një shikimi të vetëm nga marrësi i mesazhit. Por pjesë e risive ishte edhe (sticker maker) krijuesi i figurave të animuara.
Sot do të tregojmë hap pas hapi se si të krijojmë një sticker nga Whatsapp Web.
Për të krijuar stickersat tuaj, përdoruesve do ju duhet të ndjekin këto hapa;
- Hapni WhatsApp-in, më pas shkoni te një bisedë (chat)
- Klikoni te attach (te ikona si kapëse letrash)
- Selektoni mbi ‘Stickers’
- Klikoni upload një foto dhe krijoni stickersin tuaj sipas dëshirës duke e ndërthurur me opsionet për tekstin, paleta e prerjes si dhe efektet e shkrimit.
- Klikoni butonin send dhe ja ku u bë!
Priten gjithashtu stickersa të reja të tjera këtë vit ku ndër të cilat është paralajmëruar të jetë reagimi në mesazhe me emoji pak a shumë siç tanimë e kemi parë në Instagram dhe Facebook Messeger. Thuhet se janë 6 ikona të përgatitura të cilat do të jenë si mundësi për të reaguar në një mesazh. Ngjashmëria tjetër me dy rrjetet e përmendura më sipër është se bashkëbiseduesit do të jenë në gjendje t’i shohin këto reagime në mesazhet e njëri-tjetrit.
Stelina Turhanaj
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *